Horizonti.al

Poseidoni, siluri më shkatërrues në botë

Para disa vitesh Rusia filloi të ndërtonte një prototip siluri bërthamor që do t’ua kalonte gjithë të tjerëve dhe tani kjo armë është një realitet. Siluri është emërtuar me emrin Poseidon dhe është 20 metra i gjatë dhe sipas krijuesve të tij është i pazbulueshëm. Ajo që e bën këtë silur kaq të veçantë është se është i pajisur me një kokë bërthamore prej 100 megatonësh. Për të patur një ide mbi potencialin e tij shkatërrues mjafton të themi se bomba Hiroshima kishte vetëm 15 kilotonë. Deri më tani bomba bërthamore që është shpërthyer quhet bomba e Carit dhe është provuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1961 dhe kishte një fuqi prej 50 megatonësh, çka do të thotë se Poseidoni e ka dyfishuar atë. Në parim një fuqi e tillë do të thotë që mund të shkatërrojë një megaqytet bregdetar të tërë. Mund të përshkruajë një distancë prej 10 000 km dhe të zhytet në një thellësi prej 1000 metrash. Pavarsisht të gjitha këtyre treguesve burime nga Pentagoni tregojnë skepticizëm në lidhje me faktin e pazbulueshmërisë. Një ngushëllim i vogël, nëse kihet parasysh dëmi që mund të shkaktojë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button