Analiza

Premtimi i BE-së ende nuk ka mundur ta transformojë Ballkanin Perëndimor

A i bëhet vonë vërtetë Europës, për Ballkanin Perëndimor?

Andrew Byrne

Korrespondent për Europën Juglindore për “Financial Times”

Përsëri, Maqedonia është në titujt e mëdhenj të gazetave: jo për industrinë e saj të lajmeve të rreme, por për shkak të një sulmi të madh grotesk ndaj anëtarëve të parlamentit më 27 prill, që nxorri në pah një sëmundje më të gjerë politike, e cila ka prekur të gjithë Ballkanin Perëndimor. Parlamentet në të gjithë rajonin përballen me bojkote, gaze lotsjellës, dhe tani banditë të dhunshëm. Premtimi i largët i anëtarësimit në BE, ende nuk ka transformuar jetën politike në këtë rajon.

Në thelb, kriza e Maqedonisë është produkt i një dështimi të brendshëm demokratik: refuzimi i qeveritarëve për ta dorëzuar pushtetin në mënyrë paqësore. Udhëheqësit fqinjë do ta shohin këtë si një provë, se çfarë ndodh kur autokratët dyfishojnë përpjekjet për të mos iu bindur normave demokratike dhe BE-së. Qoftë edhe vetëm kjo, do të thotë se Brukseli duhet të vazhdojë presionin.

Por në një plan më të gjerë, mendjet më të ndritura të Bashkimit Europian, duhet që të rivlerësojnë ofertën e bllokut të tyre për Ballkanin. Tashmë ka një rritje të skepticizmit, në lidhje me aftësinë e BE-së për të promovuar normat demokratike në vendet kandidate, si dhe gatishmërinë e saj për të pranuar anëtarë të rinj.

BE-ja duhet të ofrojë një rrugë më të prekshme dhe drejt anëtarësimit. Një formë paraprake e anëtarësimit të asociuar do të përfaqësonte një perspektivë më të besueshme, e si pasojë, më joshëse për vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të ishte gjithashtu një mënyrë më efektive, për të mbajtur kushtëzimet në demokracitë e papjekura.

Debati mbi një BE me shumë shpejtësi ofron një mundësi hapjeje ndaj kësaj ideje, si dhe një shans për të provuar se angazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është i sinqertë. / Carnegie Europe – bota.al

Leave a Reply

Back to top button