Analiza

Presidencialet 2016 / Ja pse po fiton terren Hilari Klintoni

Screen Shot 2015-05-11 at 1.13.30 PM

Nga Frank Bruni

Ajo tregoi një dobësi fatale, herën e fundit që pretendoi presidencën dhe pashmangshmëria e saj, avulloi si një pellg kalifornian, por ajo është sërish disi e pashmangshme. Madje e pamposhtur. Gazetarët duhet t’i kujtojnë çdo ditë vetes, të mos shkruajnë apo shprehen, “kandidati i paragjykuar demokrat” para emrit të saj.

Ajo po e shfaq veten si dikush, që në mënyrë unike është e prerë për “amerikanët e zakonshëm”, ndërsa modelit i burrit të saj, që merr 500 mijë dollarë për një fjalim, është si hajmali kundër koleksionit të madh të faturave. Dikush duhet të paguajë për buritot dhe lojën me birila. Dhe rivalët e saj republikanë e bindin veten duke thënë se “unë nuk jam Hilari”. Eshtë argumenti i tyre i fortë dhe basti më i mirë, edhe pse e kundërta në fakt është e vërtetë. Të paktën tani për tani, duke mos qenë asnjë prej tyre në shënjestrën e saj kryesore. Presidencialet e vitit 2016 në “adoleshencën” e tyre, lundrojnë mes një ndërvarësie të çrregullt, spektaklit përjetësisht acarues të Klintonëve, dhe një partie me një imazh të dhjetuar kapelebërësish të çmendur e të shkapërdredhur, si ata të dy që shpalosën ofertat dhe fituan vëmendjen kryesore javën e shkuar, Majk Hakëbi dhe Ben Karson. Avantazhi: Hilari Klinton.

Ajo është kryefjala e kësaj gare, sipas disa sondazheve me votuesit të publikuar javën e

shkuar. Ato treguan, se pavarësisht dredhive të saj me e-mailet, megjithë problemet etike me Fondacionin Klinton, megjithë rritjen e konfuzionit në lidhje mbi atë nëse Hilari Klinton e vitit 2016, do të jetë një copë ideologjike e Hilarit të së shkuarës, votuesit do ta votonin me kënaqësi atë, duke marrë parasysh alternativat që ofrohen në kampin tjetër. Sipas një sondazhi të NBC News / Wall Street Journal, ajo është aktualisht 6 pikë përpara Xheb Bushit dhe Marko Rubios, dhe 10 pikë përpara Skot Uokerit. Në mënyrë të pashpjegueshme dhe mjaft alarmuese, ajo ishte vetëm 3 pikë përpara Rand Polit. Misteret e elektoratit amerikan janë të pakufishme.

Ndërkohë, një sondazh i New York Times/ CBS News ka gjetur se gjatë një muaji e gjysmë të shkuar, kohë gjatë së cilës ajo u gërrye nga një

stuhi e vërtetë e mbulimit negativ nga mediat, vlerësimi i saj favorizues ishte përmirësuar, dhe përqindja e votuesve që e shohin si një lidere të fortë u rrit në 65 nga 57 përqind. Thuajse 80 përqind e demokratëve të anketuar, e cilësojnë atë të ndershme e të besueshme. Për këtë ka shumë shpjegime.

Si fillim, stuhia që përmenda, u përjetua si një vesë e lehtë, ndoshta ngaqë shumë amerikanë, nuk e kuptuan saktësisht rëndësinë e lajmeve politike. Kur ata vënë re se gazetarët i turren Klintonëve, janë të prirur t’i kushtojnë vëmendje. Thelbi i akuzave, u eklipsua nga njohja e konfliktit. Është si loja me luanët në një arenë cirku: e përgjakshme, po ky është rendi natyror.

Dhe për çfarë po akuzohen Klintonët? Lakmi? Ka shumë që mund të vihen në shënjestër për këtë.

Thjesht pyesni Hakëbin, i vetë-quajtur njeri i Perëndisë, por ndërkaq një skllav i Parasë. Sikurse e vuri në pah Trip Gabriel në “The Times”, Ron Furnie në “National Riview”, dhe Mark Brentli në Salon, ai është një rast studimi, përsa i përket dëfrimeve në rrangjet e financiare të larta, një klasë mjeshtërore në paturpësi.

Thuhet se Hakëbi ka përdorur postin e guvernatorit të Arkansasit “si një bankomat personal”, në përshkrimin e Fournie, duke kanalizuar paratë publike, në drejtim të shpenzimeve private dhe pranuar dhjetëra mijëra dollarë në dhurata shumë të dyshimta prej njerëzve, që cilët më vonë fituan emërime të rëndësishme politike.

Kohët e fundit, ai miratoi një shtojcë ilaçesh në formën e një diete, si një kurë ndaj diabetit, edhe pse mjekët me reputacion dhe shoqatat mjekësore e

quajtën këtë gjest një idiotësi. Vetëm 3 nga 4 mbiemrat e mëposhtëm janë të saktë në përshkrimin e atij vendimi:ngjitës, mercenar, i papërgjegjshëm dhe presidencial.

Klinton përfiton nga mos të qënit Hakëbi, i cili e përshkroi dispozitën mbi kontraceptivëve në reformën “Obamacare”, si një ilaç për gratë që s’mund të “kontrollonin dot epshin e tyre”, bëri përgjegjës për të shtënat vdekjeprurëse në Neëtoën, Konektikat në vitin 2012, mungesën e Perëndisë në shkolla, dhe pastaj vazhdoi të shkruajë një libër me një titull që vendoste në një nivel inkurajues, zjarrin e armëve me ushqimin e mëngjesit.

Klinton gjithashtu përfiton fuqishëm, duke mos qenë Ben Karson, i cili ka përzier homoseksualitetin dhe brutalitetit, dhe që e ka krahasuar Obamacare me skllavërinë, presidentin Obama me një psikopat

dhe Shtetet e Bashkuara nën presidentin Obama, me Gjermanisë naziste. Thuhet se Karson është një kirurg i talentuar i trurit. Unë po e çoj trurin tim të vogël diku tjetër, nëse ndonjëherë shkon puna deri aty.

Dhe Klinton përfiton edhe duke mos qenë Karli Fiorina, e cili gjithashtu e shpalli kandidaturën e saj për presidente javën e kaluar. Kur amerikanët i shikojnë vëngër politikanët profesionistë, kjo nuk do të thotë se ata kanë mall për profilet e kundërta, duke qenë të gatshëm për t’i dhënë presidencën dikujt që në rastin e Fiorinas, nuk ka mbajtur kurrë ndonjë post të rëndësishëm, dhe që në mënyrë të vazhdueshme ka dështuar për t’u zgjedhur në të shkuarën, e djallosi me rolin i saj si një kopje e Xhon Mekeinit në vitin 2008, pati një shfaqjeje të mjerueshme në garën e saj të vitit 2010

për në senat kundër Barbara Bokserit, dhe mbështet një projektligj mbi bizneset, që ka qenë prej kohësh objekt i debateve të ashpra. Fushata e saj, do të ushqehet nga arroganca dhe jo

logjika.
Republikanët, janë të ngazëllyer nga kandidatët e shumë në garë. Dhe ata kanë disa kandidatë të shkëlqyer, duke përfshirë Marko Rubion, i cili është një anti-Hilari, çka në disa aspekte mund ta ndihmojë në këtë garë, si dhe Xheb Bushin. Por Rubio dhe Bush, ndajnë podiumin me një turmë
të padisiplinuar, që i tërheq ata shumë në të djathtë.
Republikanët, marrin ndërkaq zemër nga shumica e tyre në senat dhe numri i madh i guvernatorëve. Por votuesit, sillen disi ndryshe në zgjedhjet presidenciale në raport me zgjedhjet

e tjera, dhe kjo është arsya përse Uiskonsin mbeti republikan pavarësisht mbretërimit të demokratit Uoker.
Imazhi i parties, nuk ka pësuar përmirësimin e shpresuar pas presidencialeve të humbura në vitin 2012. Sipas sondazhit Times/CBS, vetëm 29 përqind e amerikanëve, i shohim republikanët si favoritë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ndërsa 43 përqind përkrahin demokratët. Kjo shifër nuk ka gjasa të përmirësohet shumë me figura si Hakëbi, Karson, Ted Kruz dhe Rik Santorum, që bredhin nëpër Ajoua duke shkumëzuar.

Përveç kësaj, këto dy fjalë do hyjnë në lojë:Gjykata Supreme. Unë e di se votuesit do t’i kushtonin më shumë vëmendje Rubios, Bushit, Kris Kristin apo Xhon Kasish, nëse ata nuk do të kishin frikë llojin e juristit që një prej tyre mund të propozojë me

urdhrin e së drejtës fetare. Dhe presidenti i ardhshëm, mundet lehtësisht të plotësojë dy vendet bosh në Gjykatën e Lartë. Ai mendim është toka ku çelin “lulet e dashurisë” për Hilari Klinton.

Është një model i gatshëm për njerëzit, që përndryshe do të lodheshin duke u përqëndruar tek skrupujt e saj të diskutueshëm. Gjithësesi ka një rast dhe një motiv për ta bërë këtë. Në një tjetër sondazh të kohëve të fundit, nga CNBC, ajo ishte kandidatja e preferuar e votuesve. Me sa duket ata gjithashtu, kanë bërë paqe me të. Apo ndoshta thjesht e shohin si një fytyrë tejet familjare. / “New York Times” / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button