Analiza

Presidencialet 2016 / Rand Paul, liberali i shpenguar

Screen Shot 2015-04-10 at 21.55.36

Rand Paul është rasti i parë i një kandidati, për më tepër republikan, për presidencën amerikane që ka nënshkruar propozimin e një projektligji, që do të çojë në legalizimin e marijuanës. Ai është i pari kandidat republikan, që në rast se fiton emërimin, do të ishte më pak skifter në politikën e jashtme sesa sfidantja e pritshme demokrate, Hilari Klinton. Pasi ai nuk do që shteti të shpenzojë shumë, në shtëpi por veçanërisht jashtë vendit.

Është i pari që ka pranuar kontributet për fushatën në monedhën elektronike bitcoin, dhe njihet që prej fillimit si një liberal i shpenguar. Më pak se babai i tij Ron, për dy gara kandidat “libertarian” (me ndjekjen piktoreske të shpirtrave të pavarur e të çmendur). Rand Pol është më inovator, sesa prindi i tij, dhe më i vëmendshëm ndaj të varfërve të rinj (votuesit), të pasurit e rinj dhe të vjetër (armiq të taksave) dhe të drejtave të reja.

Një libertarian populist, ndoshta, që nga dita e djeshme. Paul është 52 vjeç, para se të ushtronte funksionin e senatorit (u zgjodh në vitin 2010, viti i suksesit të Tea Party), ishte një mjek okulist në Kentaki; dhe aty, në Luisvil, njoftoi se do të garojë. Diçka kjo e pritshme dhe zbritja e tij në fushë me parullën “një republikan ndryshe” ose “kundër makinërisë së Uashingtonit”, gjallëron garën e zgjedhjeve më interesante në botë.

Dhe me të vërtetë: Rand Paul mishëron një copë Amerike, e cila shpesh injorohet. Patriot në variantin  izolacionist, krenar për liritë e fituara (përfshirë edhe atë për të shëtitur i armatosur), e gatshme për të krijuar diçka të re (trashëgimitë e lëvizjeve raciste, anti-feministët, anti-abortistët). Republikanë, ish-demokratë, apo pa të drejtë vote:bast i Pol është të arrijë të zgjerojë bazën elektorale.

Të gjitha këto kredo edhe nëse nuk i japin nominimin, bëjnë që ai të fitojë një vend në këtë garë. Studentëve polemizues (që lexojnë shkrimtarë liberale si Ajn Rand, (Paul quhet Randall, por njëfarë afërsie ka). Dhe është pranë të rinjve të bardhë e të varfër, të papunë dhe të keqtrajtuar: Paul kritikon dënimet e rënda dhe të panevojshme që u rezervohen të varfërve. Sulmoi Jeb Bushin (“Ishte një fëmijë i shumë i pasur, tymoste marijuanë pa rrezikuar”), dhe republikanët që si ai “tregojnë hipokrizi, dhe do të jetë e vështirë për të shpjeguar se pse ne futim në burg të moshuarit, për shkak se konsumojnë marijuanën terapeutike”.

Deri këtu, Rand Paul civil dhe elegant (edhe në veshje, ngjan më shumë si një redaktor mode nga Nju Jorku, sesa një doktor nga jugu i vendit). Pastaj, është një Paul i çuditshëm, i arritshëm në media por tejet i ndjeshëm. I aftë të deklarojë në televizion se “kush vjedh qeverinë federale, vepron si hebrenjtë e rrëmbyer nga nazistët që deshën pronën e tyre”. Paksa një Grillo Amerikan, në fillim i përkushtuar ndaj teorive të konspiracionit, tanimë në favor të kufizimit të mandateve parlamentare (dhe kritikon kontrollet e NSA-së në jetën e njerëzve).

Me një të shkuar studentore aspak korrekte (në universitet, me student të tjerë, rrëmbeu një kolege e vet për ‘lojë’). Por, gjithsesi, me apo pa “babain e çmendur” por edhe zulmëmadh, të cilin është e vështirë të bësh të heshtë, fushata e tij premtohet të jetë nxitëse. Disa parashikojnë se do të përfundojë njëlloj si liberalët e tjerë, Ronald Reagan më së pari, që u bënë republikanë normalë duke iu dorëzuar shpenzimeve publike. Të tjerët e shohin në gjueti tek Silicon Valley; Paul josh “tekno-liberalët” multimilionerë, ka nevojë për paratë dhe ndikimin e tyre.

Sikurse paralajmëron New York Times, Paulit i duhet votat e liberalëve të ashpër dhe të pastër; konservatorët fiskalë të Tea Party, koha më e prirur për të votuar guvernatorin shumë të keq të Uiskonsin Scott Walker, dhe shumë të djathtit senatorit teksan, Ted Cruz; djemtë e kampuseve dhe shokët e tyre, të cilët nuk shkojnë në kolegj.

Zgjedhësit e pakicave dhe zonave të pafavorizuara (programi i tij për ta është thuajse i njëjtë me atë të Kevin Spaceyt tek seriali “House of Cards). Në sfidat paraprake në Ajoua dhe Karolinën e Jugut, ku e djathta kristiane është e fortë, duket se ka pak shanse. Mund të fitojë ndërkohë në Nju Hempshajër në sajë të liberalëve Jenki, dhe Nevada në sajë të ekstretrikëve të të gjitha përkatësive (eksentrikët italianët mund të shohin një video online të kandidaturës së tij;duket si e xhiruar nga rregjizori Robert Altman nga Nashvil, duke qenë se Luisvil nuk është larg. Për pasojë Paul, mund të jetë një kandidat altmanian i Partisë së Zëvendësuesve, sigurisht me më shumë platforma në Facebook dhe Twitter.

/ CDS /

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button