HistoriHorizonti.al

Presidenti amerikan, Uliks Grant, ishte i fiksuar të mos tregonte asnjë pjesë nga trupi

Seria: Fiksimet e çuditshme të personazheve të famshëm në histori

Uliks Grant, mund të ketë qenë një nga ushtarët më të mire, që kanë pasuar ndonjëherë Shtetet e Bashkuara, plus një politikan tepër zgjuar, që çoi në zgjedhjen e tij presidenti. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ishte njeri, me të njëjtat fiksime qesharake dhe të çuditshme, si të gjithë të tjerët. Për shembull, pavarësisht drejtimit të ushtarëve në betejat e shumta gjatë Luftës Civile në SHBA, Grant nuk mundej të shihte dot gjakun.

Dhe jo vetëm gjakun e njeriut. Ai nuk gatuante dot vetë as mishin e kafshëve. Për më tepër, gjatë Luftës Civile, njerëzit pranë tij e mësuan shpejt, se ai nuk do të lahej kurrë, apo të ndërronte uniformën e tij para tyre. Përkundrazi, ai do të lahej në një çadër, me hyrjen e mbyllur mirë.

Natyrisht, ai e ruajti këtë fiksim edhe në kohë paqeje. Në fakt, kur ai ishte në të 60-at, Grant mburrej se askush nuk e kishte parë atë plotësisht të zhveshur, që kur ishte një djalë i ri. Interesant është fakti që Grant u martua dy herë, dhe pati fëmijë me secilën prej bashkëshorteve të tij. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button