Sime Vrsaljko ishte me tutat dhe me çorape, trupi ishte lakuriq, kur e pa, i zgjati dorën, por ajo preferoi ta përqafonte thjeshtë, thuajse duke u kapur pas tij. Përgëzimet që kishin filluar me trajnerin Zlatko Dalić vazhduan me portierin Dominik Livakovic, Ivan Strinić, Ivan Perisic, Vedran Corluka, Ivan Rakitic dhe u ndalën pak më gjatë tek Luka Modric. Futbollistët kroatë sapo kishin fitur me penallti kundër Danimarkës në një të tetat e kampionatit, po rregullonin emocionet e triunfit kur pritën autoritetin më të madh të vendit të tyre, presidenten Kolinda Grabar-Kitarovic. Ajo vendosi t’i përqafonte të gjithë lojtarët pa ruajtur statusin e saj ose formalitetet. Kroacia mundi Rusinë dhe vazhdoi më tej dhe përsëriti Francë 1998 kur arritën gjysëmfinalen. Ajo shprehu entuziazmin e saj për fitoren epike dhe agonizuese, festoi, kërceu dhe këndoi në festimet private në dhomat e zhveshjeve. Më parë ishte dëshmitare e ndeshjes e ulur mes kryeministrit rus Dmitry Medvedev dhe presidentit të Fifas, Gianni Infantino. Ishte e veshur me një kostum jashtë protokollit, me një këmishë me kuadrate të kuqe e të bardha e njëjta me atë që luanin lojtarët.
Më parë kishte vlerësuar një gol të Cheryshev-it që e kishte avantazhuar Rusinë, më pas nuk mundi të mbahej nga lumturia e shoqëruar me një kërcim që u kap nga kamerat dhe derisa u bë pjesë e memeve të festimeve me golin e Vidas që avantazhoi kroatët 2 me 1. Ishte hera e parë që shihte një ndeshje në Botëror, që nga niveli i rezervuar për presidentë. “Fillimisht më pëlqen të jem këtu si një tifoze më shumë, sepse kur dua të bëj tifo për ekipin më pëlqen ta bëj në një mënyrë që shpesh herë është e papërshtatshme për zonën vip. Megjithatë atë ditë më lejuan të vesh ngjyrat e kombëtares. Fifa dhe të zotët e shtëpisë ma lejuan. Kjo më bën shumë të lumtur,” – u përgjigj ajo para triunfit të ekipit kroat. Kolinda Grabar-Kitarovic ka ndjekur edhe ndeshje të tjera para Danimarkës me penallti, por nga stoli i zakonshëm. Përjetoi fioren me penallti kundër Danimarkës në një formë tjetër: “Herën e fundit që isha këtu erdha me një mik, paguam biletat dhe e shijuam çdo sekondë. Ishim në një “fan zone” për të parë ndeshjen e Rusisë me Spanjën dhe e shijuam me tifozët rusë.” Presidentja e kishte parë ndeshjen nga një plate e zakonshme dhe kishte mbërritur në Sochi me një avion tregtar, por me mbërritjen e saj në qytetin ku do të përballeshin Rusi-Kroaci u mirëprit me nderime nga kryebashkiaku Anatoli Pajómov dhe nga guvernatori i rajonit rus të Krasnodarit, Veniamín Kondrátiev. Gjatë Kupës së Botës përjetoi këtë ambiguitet mes detyrës dhe pasionit, mes obligimeve dhe euforisë. Kolinda Grabar-Kitarovic është 50 vjeçe dhe është nënë e dy fëmijëve: Katarinas, patinatore dhe kampione për të rinj në nivel kombëtar dhe Lukës. Mori presidencën e vendit në shkurt 2015 dhe është presidenti i katërt, më i ri në moshë dhe e para grua që merr këtë detyrë. Mundi në zgjedhje socialdemokratin, Ivo Josipović në atë kohë president kur ajo ishte 46 vjeçe. Përfaqëson partinë e qendrës së djathtë, HDZ (komunitet demokratik kroat), ka filluar qysh në 1993 si këshilltare e Ministrisë së Jashtme. Para se të merrte presidencën ka punuar si ambasadore e Kroacisë në Usa dhe si sekretare e përgjithshme e Natos. Ka studiuar në Zagreb, Vienë dhe Washington DC si dhe në Harvard. Flet kroatisht, anglisht, spanjisht dhe portugalisht, por kupton shumë mirë gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. E pyetur për barazinë gjinore u shpreh se nuk ka lejuar askënd që ta paragjykojë dhe që ta dekurajojë. Kundër Anglisë, në gjysëm finale presidentja do të vishet sipas rastit me këmishën me kuadrate të kombëtares. / bota.al