Ekonomi

Probleme të mëdha ende të pazgjidhura: Çfarë e shkaktoi depresionin e madh?

Screen Shot 2016-07-26 at 07.22.33Depresioni i Madh ishte një rënie dramatike ekonomike në të gjithë botën, duke filluar në disa vende që në vitin 1928. Fillimi i Depresionit të Madh në Shtetet e Bashkuara, është i lidhur me kolapsin e tregut të aksioneve në 29 tetor 1929, e njohur si E Premtja e Zezë. Depresioni pati efekte shkatërruese si tek vendet e industrializuara, ashtu edhe ato prej të cilave importoheshin lëndët e para.

Tregtia ndërkombëtare psoi një rënie të ndjeshme, ashtu si edhe të ardhurat personale, të ardhurat nga taksat, çmimet dhe fitimet. Qytetet në mbarë botën u goditën rëndë, sidomos ato që vareshin nga industria e rëndë. Ndërtimi pothuajse u ndërpre në shumë vende. Se çfarë e shndërron një recesion zakonisht të butë dhe të shkurtër apo ciklin “e zakonshëm” të biznesit në një depresion të madh, ky është ende një subjekt debatesh dhe shqetësimesh.

Studiuesit nuk kanë rënë dakord mbi shkaqet e sakta dhe rëndësinë e tyre relative. Kërkimi i shkaqeve, është i lidhur ngushtë me çështjen se si të shmanget një depresion në të ardhmen, dhe këssisoj pikëpamjet politike dhe këndvështrimet mbi politikat nga ana e studiuesve, janë të përziera në analizën e ngjarjeve historike të 80 viteve më parë.

Çështja më kryesore është nëse kriza qe kryesisht një dështim i tregjeve të lira apo në masë të madhe një dështim nga ana e qeverive për të parandaluar falimentimet e shumëpërhapura bankare, panikun që pasonte dhe reduktimin e ofertës së parasë. Ata që mbështesin një rol të madh të qeverisë në ekonomi, besojnë se Depresioni i Madh ishte më së shumti një dështim i tregut të lirë, ndërsa ata që besojnë tek tregjet e lira thonë se qe kryesisht dështimi i qeverisë ai që e përkeqësoi problemin. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button