Ekonomi

Problemi tjetër i Evropës: Sanksionet e SHBA-së kundër Kinës

Screen Shot 2015-09-22 at 08.58.07

Nga Hans Kundnani

“German Marshall Fund”

Berlin – Gjatë dy javëve të fundit, është raportuar gjerësisht, se qeveria amerikane po përgatit një paketë të paparë sanksionesh ekonomike kundër kompanive dhe individëve kinezë, që ajo pretendon se kanë përfituar nga vjedhja në rrugë kibernetike nga qeveria e tyre. Duket se ka një konsensus në Shtetet e Bashkuara, për një përgjigje të ashpër ndaj hakerëve kinezë – 5 prej të cilëve janë akuzuar zyrtarisht që në maj të vitit 2014.

Por, sipas disa raporteve, ka pasur dallime brenda administrates amerikane, në lidhje me atë nëse sanksionet duheshin shpallur apo jo para vizitës zyrtare të presidentit kinez Xi Jinping në Uashington, që fillon sot. Ndërsa Departamenti i Shtetit kërkoi të vonojë shpalljen – një zyrtar i cituar nga “Financial Times” tha se njoftimi i tyre do të “siluronte” vizitën, ndërsa ka pasur edhe spekulime se Pekini mund të anulonte vizitën nëse sanksionet shpalleshin më parë – zyrtarët e zbatimit të ligjit, dëshironin të dërgonin një mesazh se Shtetet e Bashkuara ishte seriozë në reagimin e tyre.

Në rast se Shtetet e Bashkuara do të shkojnë para me këtë qasje të re të ashpër, kjo mund të krijojë një dilemë për evropianët, të ngjashme me atë që u përball pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ekonomike kundër Rusisë, në përgjigje të aneksimit të Krimesë vitin e kaluar.

Edhe pse sanksionet që SHBA-ja po merr në konsideratë të imponojë ndaj kompanive kineze dhe individëve, nuk janë aq të gjera sa sanksionet e imponuara ndaj Rusisë, ato sugjerojnë se qeveria amerikane mund të jetë e përgatitur për të aplikuar një qasje të ashpër “gjeo-ekonomike” përkundrejt Kinës, pavarësisht ndërvarësisë ekonomike mes tyre.

Është e lehtë të shihet, se si sanksionet mund të shtrihen dhe zgjerohet në të ardhmen – Kina në vetvete mund të hakmerret dhe nxisë një përshkallëzim të mëtejshëm. Në çdo rast, ndonëse Shtetet e Bashkuara s’mund të presin që vendet anëtare të BE të vendosin sanksione të ngjashme ndaj kompanive kineze, sanksionet e Uashingtonit do të detyrojnë bankat që operojnë në Shtetet e Bashkuara, të ndërpresin marrëdhëniet e biznesit me kompanitë e prekura nga sanksionet, dhe për këtë arsye do të ndikojë edhe tek bankat evropiane, siç ka ndodhur me sanksionet kundër Iranit.

Për shembull korrikun e kaluar, “BNP Paribas” u gjobit me 8.97 miliardë dollarë dhe iu bllokuan operacionet bankare për një vit, për shkak se kishte shkelur sanksionet e SHBA-së ndaj kompanive dhe individëve iranianë. Në disa aspekte, mund të jetë edhe më e vështirë për të ruajtur unitetin transatlantik mbi sanksionet kundër Kinës, sesa në rastin e sanksioneve kundër Rusisë.

Ndërsa aneksimi i Krimesë dhe destabilizimi i Ukrainës, është parë gjerësisht si një kërcënim i qartë për rendin dhe sigurinë europiane, madje edhe nga vende të tilla si Gjermania, që përgjithësisht janë në favor të bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, interesi evropian është shumë më pak i qartë në këtë rast – jo më pak, për shkak të zbulimeve mbi mbikqyrjen e NSA-së amerikane, që ka lënë disa evropianë të shqetësuar rreth spiunazhit kibernetik amerikan.

Edhe pse kompanitë evropiane janë të shqetësuara edhe për vjedhjet kibernetike, në mesin e qeverive evropiane do të jetë i forte tundimi për të qëndruar jashtë asaj që disa mund ta shohin si një mosmarrëveshje dypalëshe midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ndërsa shtetet anëtare të BE-së nuk janë të ndërvarur për energji nga Kina, siç janë në raport me Rusinë, ato janë gjithnjë e më të varura nga Pekini për tregjet e eksporteve si dhe burimet e investimeve.

Për shembull, eksportet e Gjermanisë në Kinë gati po 2-fishohen, në raport me eksportet drejt Rusisë. Ndërkohë fokusi i Mbretërisë së Bashkuar për të bërë City-n një qendër për të tregtimit të renmimbi-t kinez, bëri që një zyrtar amerikan të akuzojë Britaninë për “një akomodim të vazhdueshëm në drejtim të Kinës”.

Kështu, sanksionet e reja të SHBA ilustrojnë edhe njëherë potencialin që bart rritja e Kinës, për të minuar marrëdhëniet transatlantike. Në një bisedë me kryeministrin australian Kevin Rud, në vitin 2009, Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton e pyeti:”Si mund të silleni ashpër me bankierët tuaj?” Është e habitshme se prej atëhere, Shtetet e Bashkuara duket se kanë gjetur të njëjtën mënyrë veprimi.

Por tashmë evropianët po përballen gjithnjë e më shumë, me versionin e tyre të pyetjes së Klintonit. Për disa shtete anëtare të BE, veçanërisht eksportues si Gjermania, pyetja do të jetë:Si mund të silleni vrazhdë me klientin tuaj? Për shtetet e tjera anëtare, veçanërisht vendet e eurozonës “periferike”, ajo do të jetë:Si mund të keqtrajtoni investitorin tuaj? Derikur shtetet anëtare të BE-së të mund të gjejnë përgjigje për këto pyetje, Kina mund të përçajë sërish perëndimin, siç bëri edhe me krijimin e Bankës Azatike të Infrastrukturës dhe Investimeve.

A.G./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button