Enciklopedike

Profecitë e Da Vinçit: E ardhmja e mjekësisë

Screen Shot 2015-07-01 at 16.28.28

“Njerëzit do të bëhen kaq frikacakë, saqë do të pranojnë që njerëz të fitojne nga vuajtjet e tyre dhe nga humbja pasurisë së tyre të vërtetë: shëndëtit të tyre”

Teksa murgjit vërtiteshin përreth Da Vinçit, teksa ky i fundit priste kufoma në bodrumin e BaBasilica della Santissima Annunziata në Firence, ato thonin tre herë Ave Mariat dhe vazhdonin rrugën me shpejtësi. Ndonëse puna e përgjakur e Leonardos konsiderohej sakrilegj, eksperimentet e tij miratoheshin në heshtje nga Papa Aleksandri VI.

A po studionte trupin e njeriut për të gjetur dobësi? Po kërkonte mënyrën më efikase për të vrarë një ushtar? Cfarëdo që të ishte, Leonardo ishte shumë përpara kohës së tij, duke fituar më shumë dije mbi anatominë njerëzore, se sa çdo kush tjetër përpara tij – dhe ai e kuptoi se mjekësia, një ditë do të shtrinte industrinë e saj të gjerë.

Një krahasim i kohëve të fundit i vizatimeve të duarve të realizuar nga Leonardo, me atë që mund të prodhojnë skanimet modernë me CTI, treguan atë që studiuesit në Royal Collection Trust në Britaninë e Madhe e quajtën “një saktësi tronditëse”. Mes të tjerave, ai parashikoi gjithashtu se mitra e femrës kishte një hapësirë të vetme – dhe jo shtatë, si besohej në atë kohë. Plot 150 vjet përpara se shkenca mjekësore ta vërtetonte./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button