Enciklopedike

Profecitë e Leonardo Da Vinçit: Ndryshimi i klimës

Screen Shot 2015-07-05 at 11.53.02

“Ujërat e deteve do të ngrihen mbi majat e maleve, drejt qiellit, dhe do të bien sërish mbi shtëpitë e njerëzve”

Leonardo ishte i magjepsur pas ujit, teksa ka përshkruar shumë diga dhe sisteme ujitjeje në dorëshkrimet e tij. Por ai nuk bënte studime vetëm për dobinë dhe përdorimin e ujit, Leonardo ekzaminonte edhe fuqinë e tij shkatërruese. Shënimet dhe vizatimet tek libri i tij “Codex Leicester” ofrojnë një analizë gjeometrike të rrjedhjes së lumenjve dhe të gërryerjes së brigjeve të tyre. Përmbytjet kanë qenë gjithmonë një temë shumë e përhapur në piktura, por shumica e artistëve janë të përqëndruar tek katastrofat biblike, dhe jo në formën e gjërave që do të vijnë. Por jo në rastin e Leonardos. Dijet e tij shkencore e udhëhoqën që të dyshonte se do të ketë sërish përmbytje katastrofike dhe që asgjë nuk do të ishte në gjendje të frenonte ujin në të ardhmen. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button