Horizonti.al

Profecitë e fabrikuara. Ja si i përdorte Britania dhe Gjermania si armë propagandistike

Screen Shot 2016-03-20 at 20.56.44

Kur njerëzit janë në gjendje të thellë frike, ata kanë prirjen të joshen nga e mbinatyrshmja. Në fund të fundit, në kohëra rreziku, pak vetë e dinë cfarë do të ndodhë, dhe shumëkush ndihet sikur familjet do u shkatërrohen. Kështu që është e natyrshme, që njerëzit që pretendojnë se njohin të ardhmen, dëgjohen me veshët ngrehur. Gjatë Luftës së Dytë, kjo sjellje u shndërrua në strategji për luftë psikologjike.

Si Aleatët edhe forcat e Boshtit përdorin profeci false për të demoralizuar palën tjetër. Britanikët pajtuan një astrolog gjerman hebrepër të shkruajtur parashikime të rreme për krerët e nazistëve, përfshirë Hitlerin. Astrologu botoi edhe shumë predikime në revistat gjermane të Astrologjisë. Të gjitha flisnin për fundin e nazistëve dhe parashikonin se Gjermania do e humbiste luftën. Astrologut i organizuan takime në SHBA ku ai përshkruante edhe humbjen e nazistëve. Me të njëjtën monedhë, gjermanët panë përdorimin e profecive si mjet i vlefshëm për propagandën. Ministri i Propagandës, Jozef Gëbelsi u vu në krye të përpjekjeve për të krijuar profeci false të Nostradamusit për humbjen e aleatëve. Pamfletet u hodhën nga ajri mbi Belgjikë dhe Franca gjatë luftës./ bota.al

Leave a Reply

Back to top button