Enciklopedike

Projekti i “bebeve gjeniale”, të lindura me spermën e fituesve të Nobelit

Nga viti 1980 deri në vitin 1999, lindën mbi 200 foshnja duke përdorur spermën e fituesve të Çmimit Nobel, individëve me IQ të lartë dhe atletëve. Projekti u krijua nga një manjat i Kalifornisë së Jugut me emrin Robert K. Graham. Qëllimi i Graham ishte të krijonte një brez më të mirë, nëpërmjet përdorimit të eugjenikës pozitive.

Në atë kohë, projekti hapi shumë debate, me mendime që varionin nga kritikat se ishte elitist, deri tek gjenocidi i drejtpërdrejtë. Megjithatë, përpjekja zgjati pothuajse 20 vjet, me lindjen e shumë foshnjave. Megjithëse nuk është paraqitur ndonjë dëshmi për të treguar se fëmijët janë mbi mesataren në çfarëdo llij mënyre, apo forme, kryesisht për shkak të fshehtësisë së projektit, familjet që kanë folur për fëmijët e tyre i kanë përshkruar si “të mrekullueshëm”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button