Ky ishte programi i kontrollit të mendjes i CIA-s, e cila eksperimentoi mbi njerëz për të manipuluar gjendjen mendore dhe për të ndryshuar funksionet e trurit nëpërmjet torturës dhe drogës.
Projekti filloi më 13 prill 1953, me urdhër të drejtorit të CIA-s, Allen Dulles. Studimi u krye në 80 institucione që përfshinin 44 kolegje dhe universitete, spitale, burgje dhe kompani farmaceutike. Qëllimi i projektit ishte zhvillimi i drogave të kontrollit të mendjes, për t’u përdorur tek robërit në përgjigje të teknikave të supozuara të kontrollit të mendjeve të përdorura nga Bashkimi Sovjetik, Kina dhe Koreja e Veriut.
Projekti u përpoq gjithashtu të krijonte një “drogë të së vërtetës” për t’u përdorur gjatë marrjes në pyetje, si dhe përdorimin e frekuencave nën-dëgjimore, për të fshirë kujtimet. Shpesh në mënyrë të paligjshme, dhe nganjëherë në një qytetar amerikan dhe kanadez të panjohur, u përdorën disa metoda duke përfshirë administrimin e drogës, sidomos LSD dhe hipnozës, privim shqisor, izolim, abuzime verbale dhe forma të tjera të torturës, për të manipuluar gjendjen mendore dhe trurin e personit.
Në 1975, Komiteti i Kishës i Kongresit të SHBA dhe një komision për hetimin e veprimtarisë së CIA-s solli projektin famëkeq MKUltra në vëmendjen e publikut. Megjithëse të gjitha dosjet e projektit u urdhërua të shkatërroheshin në vitin 1973, rreth 20,000 dokumente u zbuluan pas një kërkese në zbatim të Ligjit të Lirisë së Informimit në vitin 1977. / Bota.al