Kulture

Pse baleti “Arrëthyesi” u bë kaq shumë popullor?

Untitled

Nga Stephanie Talmadge

Kjo mund të nxehë disa lexues, për të cilët shkuarja për të parë “Arrëthyesin”, është një traditë e dashur e festës së Krishtlindjeve. Por, si një ish-balerinë që ka marrë pjesë në vënien në skenë, apo ka parë disa versione të kësaj vepre gjatë 18 viteve të fundit, unë mund ta them me siguri:Baleti “Arrëthyesi” është më gazmori i të gjitha kohërave.

Vetëm përpiquni të ndërmendi fabulën:dhurata më e dashur për Krishtlindje për një vajzë e re, një Arrëthyes, vjen i gjallë, e shpëton atë duke mposhtur një ushtri minjsh dhe mbretin e tyre, dhe pastaj udhëtimi së bashku drejt një mbretërie magjike ëmbëlsirash. Baleti në fakt, nuk mund të jetë më shumë se kaq i ngathët.

Atëherë, pse është kaq popullor në Amerikë? Që t’i përgjigjemi kësaj pyetje, do të duhet të kthehemi pas në histori. Në vitin 1844, shkrimtari francez Aleksandër Dyma, përshtati një variant të mëhershëm e më të errët të ”Arrëthyesit” nga E.T.A Hofman, që ishte i përcaktuar në mënyrë rigoroze për t’u lexuar vetëm nga të rriturit, duke e bërë atë “më gazmor dhe më të përshtatshëm për fëmijët”.

Mjeshtri i baletit perandorak rus i pëlqente versioni i ri i lehtë i Dymasë, duke vendosur ta shndërrojë atë në një balet, ndërsa i ngarkoi Pjeter Iliç Çajkosvkin detyrën për të kompozuar muzikën, që sot është një pjesët më të njohura të muzikës klasike në botë. Shumë vite më vonë, në 1933, koreografi rus Xhorxh Balançin u ftua në Shtetet e Bashkuara nga një admirues i ri i artit, që ndante me artistinbindjen e përbashkët se trajnimi me cilësi të lartë i kërcimtarëve mungonte në SHBA.

Ata bashkë-themeluan një shkollë baleti, dhe në vitin 1948, atë që njihet sot si shkolla me famë botërore e Baletit në Nju Jork. Si një balerin i ri në Rusi, Balançin kishte patur disa role të ndryshme tek pjesa “Arrëthyesi” – njëherë atë të një miu, pastaj Arrëthyesin/Princin e Vogël dhe më pas Mbretin e Minjve. Kur ai u moshua, kërcente pjesë të Xhester, që ishte një kërcim ritmik e gazmor.

Në vitin 1954, Balançin, që sot nderohet si “Babai i Baletit Amerikan”, vendosi të realizojë versionin e vet koreografik të “Arrëthyesit”. Ndërsa rezultoi një vendim i zgjuar sa i përket marketingut, ishte ndrkohë edhe një punë thellësisht emocionale Sikurse raporton Vanity Fair:Ai po rrikthente variantin e Marinskit – që ishte luajtur në Rusi ndër vite – por duke kujtuar Krishtlindjet e fëmijërisë së tij, kuptimin e ngrohtësisë dhe bollëkut që mishërohen tek një pemë e mbushur me fruta dhe çokollata, të stolisur me xhingla dhe engjëj prej letre. “Për mua Krishtlindjet ishin diçka e jashtëzakonshme”- i tha Balançin shkrimtarit Solomon Volkov. “Në natën e Krishtlindjeve në shtëpi ndodhej vetëm familjan:nëna, tezja dhe fëmijët. Dhe, sigurisht, pema e Krishtlindjeve”.

Kur u pyet nga një prej donatorëve vite përpara, nëse ishte i interesuar në realizimin e një varianti të shkurtuar të “Arrëthyesit”, Balançin u përgjigj:”Në qoftë se unë bëj diçka, ajo do të jetë e plotë dhe e shtrenjtë”. Donatorët i dhanë 40.000 dollarë -25.000 prej të cilave ai i shpenzoi për blerjen e një peme që personifikon “New York City Ballet’s” edhe sot e kësaj dite.

Kur pati reagime për shkak të shifrës astronomike për pemën e Krishtlindjeve, ai thjesht u përgjigj se “Arrëthyesi është pema”. Balançin kishte të drejtë. Magjia e “Arrëthyesit” nuk qëndron tek në shkëlqimi i muzikës apo përsosmëria e vallëzimit. Gjithçka qëndron tek pema. Është ngrohtësia e fëmijëve që ngacmon skenën.

Ajo  që e bën në çast familjare këtë pjesë, edhe në rast se ju po e shihni atë për herë të parë. Kjo është aftësia e baletit për të arritur dhe prekur një pjesë prej jush, që shkakton një kujtim të ngrohtë pushimesh – ky është “Arrëthyesi”. Para “Arrëthyesit”, e ardhmja e “New York City Ballet’s” ishte ende e pasigurtë – dhe ndërsa shumë njerëz ishin të entuziamuar nga lloji i “baletit thellësisht poetik, në mënyrë unike pa intrigë, dhe me një dekor me modest” për të cilin ishte i njohur Balançin, kompania nuk zotëronte llojin e spektatorëve të përgjithshëm, të nevojshëm për të mbushur vazhdimisht teatrin. “Arrëthyesi” e ndryshoi atë situatë.

Fëmijët ishin një tjetër armë sekrete. Në këtë balet kanë rol fëmijët kërcimtarë, dhe në shumë prej produksioneve të mëdha të Balançinit. Ai besonte se ishte e rëndësishme të kishte fëmijë në skenë për disa arsye. Së pari, kjo ndihmon që fëmijët të cilët ndodhen në sallë të lidhen me baletin. Së dyti, me shumë zgjuarsi, Balançin thuhet se ishte shprehur se “çdo fëmijë sjell me vete 4 persona të rritur:Mamin, babin, motër dhe tezen. Shumëzoheni këtë me të gjithë fëmijët në balet, dhe ja ju keni një audiencë të plotë”.

Produksioni i parë, pema gjigande dhe gjithçka tjetër, kushtoi në fund 80 mijë dollar, por vepra u bë një hit brenda vitit. Prej atëherë, baleti është filmuar dhe transmetuar qindra herë për njerëzit në të gjithë botën. “New York City Ballet’s” e vë në skenë “Arrëthyesin” 47 herë çdo sezon, por profesionistë të panumërt, amatorë, dhe kompani me fëmijë të vegjël në të gjithë vendin, vënë në skenë disa versione të veçanta.

Qindra përshtatje janë pasuar me karaktere të reja dhe me gazmore – si kasapë, derra që vallzojnë, qengja dhe baresha në njëversion të veçantë nga ai me të cilën u rrita unë. Në shumë mënyra, baleti “Arrëthyesi” përfaqëson të kundërtën e asaj që është menduar të jetë – i këndshëm dhe të krenar- (dhe në fakt nuk ka asgjë elegante për një grua të  re, që teksa mban në këmbë një palë këpucë me taka, të vringëllijë në ajër një shpatë plastike të rreme, ndërsa është veshur me konstum miu në formën e një dardhe), por kjo është pikërisht fryma nga e cila “Arrëthyesi” të tërheq me magjinë e tij./The Week – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button