Your Life

Pse e krahasojmë veten me të tjerët?

Pse e krahasojmë veten me të tjerët?

Nga Karen Holl

Ami sapo u ngrit në deytrë, Xhill do të shokjë në Europë për një muaj,  dhe Leri ka rënë 10 kile e tani duket  kaq në formë, si të ishte një sportist.

Kur shikon se si po përparojnë me jetën shokët e tu, a i uron ata me gjithë zemër dhe a ndihesh me të vërtetë mirë për këtë? Apo i përdor lajmet e tyre të mira për tu ndjerë keq me veten? Krahasimet shoqërore janë  mënyra më e mirë e njerëzve të ndjeshëm dhe emocionalë, për tu vetëgjykuar negativisht dhe për tu futur në një gjendje paniku.

Jeta juaj është unike.

Gjërat që çmon, vlerëson, dhe çfarë të bën me të vërtetë  të lumtur, të përkasin vetëm ty, dhe askujt tjetër. Krahasimi i vetes më të tjerët nuk është rruga e duhur për të treguar se sa afër apo larg është jeta juaj aktuale nga ajo idealja e dëshiruar. E keni kapur ndonjëherë veten duke xhelozuar dikë për diçka që ju as nuk do ta donit?

Gjithashtu, ju as që nuk e dini me të vërtetë si është jeta e dikujt tjetër. Keni ndjerë ndonjëherë xhelozi ndaj dikujt që ka blerë një shtëpi të re, një makinë luksoze dhe më vonë keni marë vesh se ka falimentuar ose ka hyrë në një borxh e tani nuk mund të paguajë as faturat e tyre?

Kur vetë-krahasoheni, ju me siguri vini përballë dobësitë tuaja me pikat e tyre më të forta. Kjo është mënyra perfekte për të sabotuar besimin në vetvete. Edhe nëse  krahasoni pikat tuaja të forta me ato të të tjerëve, gjithmonë do të ketë njerëz që kanë arritur më shumë se ju dhe nga ata që kanë arritur më pak.

Se ku dhe se si e rankoni ju veten në piramidën e suksesit nuk ka të bëjë aspak me jetën që mund t’ju bëjë ju të lumtur.

Nëse nuk je më i mirë në një fushë të caktuar, do të thotë kjo që nuk duhet  të mereni fare me të? Askush përveç kampionëve nuk duhet luajë futboll? Nëse të krahasuarit me të tjerët të bën të heqësh dorë nga gjërat që të pëlqejnë, atëherë ju po humbni shumë.

Krahasimi shoqëror krijon pakënaqësi.  Në vend që të gëzoheni për familjarët apo shokët tuaj, ju ndjeheni sikur po humbni një garë, e ndoshta ju uroni atyre të keqen. Është kaq e lehtë të humbësh përqëndrimin nga gjërat e bukura që të ofron jeta. Krahasimet e këqija mund t’ju bëjnë të përqendroheni vetëm në atë që është më i miri. Kjo mund të shkatërrojë gëzimin dhe kënaqësinë e eksperimentimit të gjërave të reja. Vetëm spese dikush mund të ngjitet në një mal më shpejt se ju, nuk do të thotë se duhet të rrini të mërzitur gjatë gjithë rrugës.

 

Për t’i dhënë fund këtij fenomeni, gjëja e parë që duhet të bëni është të rrisni koshiencën. Ta vësh re veten kur po e bën një veprim të tillë. Ndonjëherë, kur e vë re dhe e pranon, është më e lehtë ta harrosh.  Në qoftë se nuk ia dilni, ju duhet të ndryshoni prioritetet.  Në vend që të thoni, “Ai është shumë më i fortë se unë,” më mirë krahasohu me veten. “Unë jam më i fortë se muajin e kaluar.”

 

Kur e kapni veten duke vënë re se çfarë kanë të tjerët dhe ju nuk e keni, sigurohuni që të mbani parasysh edhe gjërat që zotëroni. Praktikimi i ndjenjës së mirënjohjes ju ndihmon të rikujtoni gjithë gjërat që po nënvlerësoni.

 

Mësohu të jesh i lumtur për arritjet e të tjerëve, në vend që ti përdorësh ato për të gjykuar veten. Festimi i arritjeve të miqve tuaj, mund të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve midis jush. Mund të jetë një rikujtim i gjërave  që dëshironi të bëni për veten tuaj./Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button