Analiza

Pse fluturojnë avionë pasagjerësh në zona të rrezikshme?

MH 17 4Sipas ekspertit gjerman të aviacionit, Heinrich Großbongardt avionët e pasagjerëve që fluturonin në një lartësi të tillë 10.000 metra, konsideroheshin të sigurtë. Kjo tragjedi është e pazakontë, thotë ai në bisedë me Deutsche Welle-n, pasi zakonisht guerilasit apo organizatat rebel kanë raketa me rreze të vogël veprimi, aot mund të kapin vetëm një lartësi 3000 deri në 4000 metra. Për të kpaur 10.000 metra lartësi duhet një kalibër tjetër, shprehet eksperti. Këtë nuk e kanë pasur organizata luftarake në të shkuarën.

Për këto arsye hapësira ajrore mbi Ukrainë nuk ka qenë e mbyllur, ajo konsiderohej e sigurtë, thotë eksperti. Avionët ushtarakë ukrainas që kanë fluturuar mbi këtë rajon kanë qënë gjithmonë në një lartësi shumë më të ulët. Avioni nuk ka shans pas një goditjeje të tillë me raketë, thotë eksperti Großbongardt. Sisteme paralajmëruese kanë vetëm avionët ushtarakë, apo ato të krerëve të shteteve, të cilët kanë edhe sisteme antiraketore.

Sipas mediave, pak para shpërthimit ka pasur një avion ushtarak ukrainas që ka fluturuar jo shumë larg atij të pasagjerëve – Por ajo që i shokon ekspertët është se të gjitha palët duhet ta kenë ditur se në lartësi të tilla fluturojnë avionët e pasagjerëve. Pra spekulime ka, tani duhet pritur hetimet e pavarura. Edhe eksperti Heinrich Großbongardt kërkon me urgjencë një hetim të pavarur. Lufthansa reagoi dje duke e anashkaluar Ukrainën.

Leave a Reply

Back to top button