Ekonomi

Pse Greqia duhet të marrë parasysh edhe daljen nga eurozona

Nga Patrick Smith

Screen Shot 2015-04-16 at 09.03.58Më e ngadaltë se një rul, por më e shpejtë se një akullnajë, Evropa po përparon drejt një marrëveshjembi çështjen greke, dhe ka disa probleme që duhen trajtuar në këtë pikë. Të frikësuar nga përgjigjet, evropianët po bëjnë atë çka u duket se është më e mira, e që është ngurimi. Por kjo qasje nuk mund të zgjasë shumë gjatë. Këtu është lista ime e pyetjeve:

• A mundet Athina, Brukseli, Banka Qendrore Evropiane, dhe qeveria e kancelares Merkel t’i bien problemit në kokë, duke arritur një marrëveshje, që i lejon Greqisë të paguajë borxhet e saj (me disa pauza midis) dhe rrikthehet në rritjen ekonomike?

• A do kërkojë një marrëveshje e tillë një rikonceptim të konsiderueshëm të kushteve të shlyerjes së borxhit? Nëse po, sa i rëndësishëm do të jetë?

Screen Shot 2015-04-14 at 10.23.19• Mungesa e një marrëveshje të tillë, a mos nënkupton daljen e pashmangshme të Greqisë nga eurozona, edhe pse disa nuk janë ende të gatshëm për ta thënë troç? A është në fakt Grexit, sa i dëmshëm po aq edhe i dëshirueshëm?

• Së fundmi, pyetja kryesore, që çdonjeri duhet ta mendojë:A është Bashkimi Evropian, i aftë për zbatimin e një modeli ekonomik alternativ, në kundërshtim me neoliberalizmin mbizotërues?

Ne mund t’i shohim këto kohë pas kohe, por diçka do ta qartësoja që në fillim:Gjërat kanë shkuar për keq ose duke mos qenë askund, qëkur Aleksis Cipras dhe partia e tij kundër masave shtërnguese Syriza, formuan qeverinë e re greke në janar.

Për rrjedhojë, do të jetë më mirë për të gjithë të interesuarit, nëse Greqia del nga eurozona. Mos guxoni ta quani këtë pesimizëm. Më mirë shikoni optimizmin e varrosur brenda pesimizmit të dukshëm. Të enjten e kaluar, pas zbrazi dollapin e saj, Athina kreu një pagesë të planifikuar prej 476 milionë eurosh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar. Tregjet e obligacioneve zbritën shumë; vlera e bonove 10-vjeçare ra me 18 pikë. Por sërish kostoja e borxhit 10-vjeçar grek mbetet e lartë, ndërsa Athina ka blerë shumë pak kohë: Ajo duhet të paguajë 22.5 miliardë dollarë interesa borxhi, vetëm për këtë vit. Numrat përbëjnë thelbin:statuskuoja nuk është e arsyeshme, pa marrë parasysh sesi e ndani suflaqen. Lërini gjërat kështu siç janë, dhe do të lini pa shpresë një komb 11 milionë banorësh.

Çështja nr.1: Po, qoftë edhe teorikisht BE dhe Athina, mund të arrijnë një marrëveshje. Por kjo nuk është një çështje teknokratike. Ajo është një çështje politike, dhe ka qenë kështu që në fillim. Në pamundësi për të pranuar njohjen e mjerimit ekonomik dhe social që kanë krijuar në Greqi kushtet e shpëtimit aktual, ministrat evropianë i kanë bërë thirrje kryeministrit grek Cipras, të lërë në baltë krahun e tij të majtë dhe të formojë një qeveri-afërsisht të qendrës, le të themi si ajo e kryeministrit Mateo Renci në Itali.

Ky lloj ndërhyrjeje është e paturpshme, dhe përçon një imazh shumë më të keq mbi BE, sesa mbi Ciprasin dhe ngjyrat e shumta të kuqe dhe rozë në partinë e tij. Në fakt, Evropa është duke thënë se e pranon procesin demokratik, mes vendeve anëtare vetëm kur ajo e cilëson rezultatin përfundimtar të kënaqshëm. Absurde.

Çështja nr.2: Po, nxjerrja e Greqisë nga eurozona, kërkon një rikonceptim shumë të madh të gjithçkaje, dhe nuk është një gjë e mirë që të ndëshkohen të gjithë grekët, për fajet e disave. Në këtë pikë Brukseli dhe Frankfurti, duhet të pranojnë gabimin dhe të ndryshojnë kursin. Për herë të 55, kjo është një krizë evropiane dhe jo vetëm një krizë e Greqisë.

Javën e shkuar, askush tjetër përveç Reza Moghadam, ish-kreu i departamentit Evropian të FMN-së dhe tani nënkryetar në “Morgan Stanley”, sugjeroi një mënyrë për ta bërë këtë të mundur. Ai këshilloi përmes një shkrimi në “Financial Times” kthimin sërish tek “kushtëzimet” për disa nga reformat thelbësore, rifinancimi i borxhit menjëherë deri në fund të verës, dhe ndërkohë negocimin e ristrukturimit të pjesës tjetër. Duke patur parasysh se BE preferon të druhet, në vend se të pranojë këtë, bisedimet kanë për të marrë një kthesë të re.

Çështja nr.3: Jo, një dalje greke nga eurozona, nuk është e pashmangshme, por në gjendjen aktuale ajo ngjan si e e dëshirueshme. Valeri Zhiskar D’Estenj, një nga arkitektët e monedhës së përbashkët, e përdori këtë argument muaj më parë. “Çështja kryesore është nëse ekonomia greke mund të rimëkëmbet dhe përparojë apo jo me një monedhë të fortë si euroja”- tha ish-presidenti francez në një intervistë në muajin shkurt për “Les Echos”, të përditshmen pariziene mbi biznesin. “Përgjigja është qartësisht negative. Greqia ka nevojë të jetë në gjendje të zhvlerësojë monedhën e vet”- theksoi ai. Zhiskar apeloi për “një dalje miqësore”, duke e lënë derën hapur për një rihyrje në eurozonë, në rrethana më të volitshme në një datë të ardhshme. “Do të ishte absurde të thuhet, se ky është një dështim i Europës. Greqia e ka ende vendin e saj në Bashkimin Evropian”- u shpreh ish-presidenti francez. Opinioni i Zhiskar, mbështetet tek konkurrueshmëria greke. Analiza ime është tërësisht politike. Nëse BE kërkon, që qeveria Cipras ose të pranojë kushtet shtërnguese të ndihmës fuinanciare ose të mbetet përgjegjës para elektoratit të tij, ai duhet të zgjedhë këtë të fundit-për hir të grekëve dhe pjesës tjetër të Evropës gjithashtu.

Një projekt evropian, i demaskuar, dhe që vepron në kundërshtim me vlerat demokratike është i padobishëm për askënd. Dhe duke patur parasysh klimën e tanishme në jug të Europës, nuk ka një lutje në një periudhë afatgjatë. Këtu bazohet edhe optimizmi im:Më mirë ta mbyllin këtë çështje, qoftë edhe përmes daljes së Greqisë, dhe së paku të ruhet tradita demokratike e Evropës: Është thjesht panegociueshme.

Çështja nr.4: Ndonjëherë një hetim filozofik, mbart pasoja shumë praktike, dhe kjo është një prej tyre. Në këtë pikë, Bashkimi Evropian dëshmohet i paaftë të pranojë alternativën e një vendi anëtar ndaj ortodoksisë neoliberale, të ngulitur thellë në mendjet e teknokratëve dhe politikanëve në Bruksel dhe Gjermani.

Në një shkrim në “Financial Times”, Martin Sandbu, shprehet se Cipras deri tani ka vepruar në anën e “po”-së: Po, ne mund t’iu servirim grekëve një përzierje, mes stimulit kejnesian dhe demokracisë së majtë sociale, dhe në fund të mbetemi në eurozonë. Ekonomisti i njohur amerikan Xhejms K. Galbraith, në Universitetin e Teksasit, dhe një mik i ngushtë i ministrit grek të financave Janis Varufakis, dëshiron të mendojë për “ndërhyrje pragmatike” të kancelares Merkel – “dikush, të cilit unë zakonisht nuk i ofroj një marrëveshje të madhe, me një lavdërim të shfrenuar”- sinjalizon një kthesë të pashmangshme në të menduarit evropian. E pra, Cipras deri tani ka shkuar shumë larg në bisedimet e tij me evropianët. Ata nuk arritën askund, madje as nuk i treguan dhëmbët Greqisë. Dhe për Galbraith unë ofroj shprehjen e famshëm të Hemingueji në romanin “Dhe dielli lind përsëri:”A nuk është shumë e bukur, për të qenë e vërtetë”?/ “The Fiscal Times”/ Bota.al

Screen Shot 2015-04-14 at 10.16.29

Leave a Reply

Back to top button