Magazine

Pse ideja e vdekjes na e ndryshon krejt mënyrën e të menduarit

Leximi i këtij artikulli të BBC, mund të ndryshojë përkohësisht bindjen tuaja politike, paragjykimet dhe marrjen e vendimeve – madje mund të kërkoni të jeni të famshëm. Pse? Ideja e vdekjes, ndryshon në mënyrë rrënjësore mendimet tona

death

Nëse vdekja është tabuja e fundit, kjo s’mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Vitet e fundit, janë rritur përpjekjet për të nxitur biseda rreth vdekjes dhe mënyrës sesi vdes, si në shtëpi ashtu edhe në mjedise më publike. Për shembull, kafenetë e vdekjes, të hapura për herë të parë në Zvicër në vitin 2004, janë shpërndarë nëpër mbarë botën, duke bërë të mundur që njerëzit të flasin për frikën e tyre nga vdekja, ndërsa janë duke konsumuar kafe dhe ëmbëlsira.

Ngurrimi ynë për të folur mbi vdekjen, është konsideruar shpesh si dëshmi e faktit se ne jemi të frikësuar, dhe për këtë arsye i shtypim mendimet tona në lidhje me të. Megjithatë, ka pak dëshmi të drejtpërdrejta për të pretenduar se ne jemi realisht të frikësuar.

Por, cila mund të cilësohet një ndjesi “normale” e ankthit nga vdekja? Dhe si shfaqet ajo?

[real3dflipbook id=”939″]

Leave a Reply

Back to top button