Analiza

Pse ISIS-i është një kërcënim gjeopolitik

ISIS mapOrigjina e Shtetit Islamik të Irakut dhe al Shamit (ISIS) i përket kohës kur Abu Musab al Zarkawi, pasi është formuar ushtarakisht në luftën e Afganistanit kundër Ushtrisë së Kuqe, në vitet Nëntëdhjetë formoi Jamat al Tawhid wa-l-Jihad. Gjatë luftës irakene, al Zarkawi u sulmua nga drejtuesit e al Qaedas për përdorimin e tepruar të dhunës ndaj popullsisë irakene sesa kundër trupave të Koalicionit, pse jo dhe për prirjen tejet radikale të tij në imponimin e shari’a. Një impas i brendshëm që nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të zgjerohej në vitin 2006 në vijim të vdekjes së terroristit jordanez. Kështu, më parë e panjohur dhe e përbërë vetëm nga disa dhjetëra militantë joirakenë, organizata është vendosur në mënyrë progresive në qendër të vëmendjes së përgjithshme, duke krijuar kështu një famë që i ka kaluar kufijtë e Irakut (ku qysh nga viti 2004 ishte bërë e njohur si al Qaeda në Tokën e Dy Lumenjve ose al Qaeda në Irak). Agresiviteti i saj, bashkuar me efikasitetin operativ në terren, ka tërhequr në fakt vëmendjen e shërbimeve ndërkombëtare të inteligjencës.
Në vijim u formuan organizata Majlis Shura al Mujahedin e më pas Shteti Islamik në Irak. Ky i fundit përfaqëson në mënyrë ideale paraardhësin e drejtpërdrejtë të ISIS-it, që sipas projektit fillestar do të duhej të zgjerohej mbi pjesën më të madhe të Irakut qendro – perëndimor. Megjithatë, realizimi i planit politiko – ushtarak të trashëgimtarëve politikë të al Zarqawi nuk i ka korresponduar krejtësisht versionit në letër të tij, duke qenë se është ndeshur me rezistencat e liderëve të tribùve vendore dhe me kundërshtimin e popullsisë në rajonet irakene me mazhorancë sunite. Është hapur kështu një periudhë krize për organizatën, që fillon në vitin 2006 (menjëherë pas vrasjes së al Zarqawi), duke u kulmuar në vitin 2010, me vrasjen e njerëzve të tij në nivelin e lartë, Abu Ayyub al Masri e Abu Omar al Baghdadi, dhe me kapjen e pushtetit nga ana e Abu Bakr al Baghdadi. ISIS-i aktual ka qenë në gjendje që të shfrytëzojë copëzimin progresiv të kampit iraken, duke gjetur në eskalimin e krizës siriane rrugën preferenciale për kalimin e kufijve të Irakut. Në këtë perspektivë, Jabhat al Nusra, derivati vendor i al Qaedas, ka përfaqësuar një aleat natyral. Me të cilin gjithsesi raportet nuk kanë arritur kurrë sa të bëhen idiliake. Brenda një kohe të shkurtër, u arrit në përplasjen midis liderit të al Qaeda al Zawahiri dhe Abu Bakr al Baghdadi. Aftësia për të bashkuar të dy “skenat”, siriane dhe irakene, ka mundësuar në fakt që të rilançojë projektin ushtarak dhe gjeopolitik të tij, duke ndjekur në mënyrë të pandalshme deri në shpalljen  e Kalifatit të 29 qershorit.
Me këtë akt, ISIS-i ka përcaktuar objektivin e tij afatgjatë, duke i atribuar liderit të tij pushtetin e dyfishtë, si tokësor, ashtu edhe shpirtëror, si komandant i Umma-së (i nënkuptuar jo vetëm si komunitet fetar, por edhe si subjekt politik). Në të kundërt, në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, objektivi i ISIS-it është që të konsolidojë pushtetin e vet në territoret e pushtuara. Para së gjithash në dimensionin e dhumës, nëpërmjet një legjitimimi në planin ushtarak simetrik që gjithmonë kishte qenë difekt i al Qaedas dhe, ndoshta, në vijim nëpërmjet fitimit të një subjektiviteti ndërkombëtar të lidhur me marrjen e tipareve thelbësore të një shteti. Pavarësisht se shumë aksione të ISIS-it janë ekuivalente për nga mizoria me ato të grupit të bin Ladenit dhe al Zawahiri e të organizatave të tjera të galaktikës së radikalizmit islamik, në nivel politik organizata e al Baghdadi ka kryer një hop cilësor në kuptimin e vërtetë të fjalës respektivisht grupeve islamiste të së kaluarës. Në këtë shkrim do të provohet që të individualizohen në mënyrë sintetike elementët kryesore karakterizues të ISIS-it, që shënojnë një spostim nga konfigurimi i organizatës terroriste të pastër drejt një gjendjeje më të afërt me atë të shtetësisë (për momentin bëhet fjalë vetëm për disa tipare që tregojnë një afrim të thjeshtë me modelin shtetëror, që duke u shfaqur n rrugë formimi i nënshtrohet rezultateve absolutisht të paqarta):

Territor: ISIS-i ka imponuar me shpejtësi dhe më pas zgjeruar një kontroll politik efektiv mbi pjesë të territorit sirian dhe iraken, duke vendosur një gjendje të ngjashme me monopolin e shtrëngimit fizik (mbetet për t’u verifikuar sesa “legjitim” sipas kuptimit weberian). Është hera e parë që një grup terroristësh bëhet padron i një zone progresivisht më të gjerë dhe me kufij të delimituar. Edhe spastrimi etniko – fetar kundër yazodëve, kurdëve dhe kristianëve, megjithëse e realizuar me zellin tipik të fanatizmit fetar, duket se manifeston vullnetin për të krijuar një komunitet politik homogjen të mirëpërcaktuar në profilin kulturor. Veç kësaj, trupat e ISIS-it kanë pushtuar disa qytete me rëndësi strategjike – Raqqa (“kryeqyteti”), Aleppo e Abu Kamal në Siri dhe Mosul, Ramadi e Falluja në Irak – që mundësojnë kontrollin mbi infrastrukturat, kalime nevralgjike përgjatë rrjedhjeve lumore të Tigrit dhe Eufratit, puse nafte dhe rafineri. Në këto territore ISIS-i nuk po sillet si një grup terrorist tradicional, duke kërkuar vendstrehim apo mundësi plaçkitjeje, por është duke imponuar një makinë administrative, një ligj të ri dhe taksat si një qeveri “normale”. Gjatë verës, grupi ka penetruar më në thellësi në territorin sirian, ndërsa në atë iraken avancon drejt Bagdadit. Kurse më shumë vështirësi duket se ka hasur në tentativën për të kontrolluar zonat kufitare, si ato midis Irakut e Sirisë dhe sidomos ato me Turqinë, prandaj kapja e Kobanit përfaqëson një upgrade strategjik;

Organizim: ISIS-i dallohet për strukturën e artikuluar, që të sjell në mendje për shumë aspekte organizimin qeveritar të një shteti, në majën e të cilit figuron Kalifi i vetëshpallur Abu Bakr al Baghdadi, i ndihmuar nga një grup këshilltarësh personalë. Gjatë linjës komanduese pasojnë dy delegatë, njëri përgjegjës për Sirinë – Abu Ali al Anbar – dhe tjetri për Irakun – Abu Muslim al Turkmani – urdhërave të të cilëve u përgjigjen respektivisht 12 guvernatorë. Ky segment drejtues formon një lloj ekzekutivi të njohur si al Imara. Në piramidën e pushtetit figurojnë pastaj një seri “këshillash vendore”, të ngarkuar që të merren në territoret e tyre të kompetencës të sektorëve kyç për mbijetesën e organizatës (juridik, financiar, ushtarak, inteligjence, komunikacioni, rekrutimi). Struktura është përforcuar nga rekrutimi në radhët e tij e një pjese të aparatit ushtarak dhe administrativ të ish regjimit të Saddam Hussein, duke ju apeluar identitetit sunit që ia ka penguar çdo lloj riintegrimi gjatë qeverisë “shiite” të Nuri al Maliki. Milicitë e ISIS-it, që gjithnjë e më shumë po marrin pamjen e një ushtrie në kuptimin e vërtetë të fjalës, mund të mbështeten veç të tjerash mbi rreth 11000 vullnetarë të ardhur nga vende me mazhorancë islamike (midis të cilëve spikasin 3000 vullnetarët nga Tunizia, 2500 vullnetarët nga Arabia Saudite, 1500 vullnetarët nga Maroku, por me vullnetarë të ardhur edhe nga Turqia dhe Algjeria), por edhe nga shtetet perëndimore që kanë në gjirin e tyre komunitete islamike më të mëdha (më shumë se 900 vullnetarë nga Franca dhe më shumë se 800 nga Rusia, por disa dhjetëra vijnë edhe nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Spanja, Belgjika Hollanda dhe Kosova);

Ekonomi: E ardhura e gjeneruar nga tregtia klandestine e naftës dhe nga aktiviteti i rafinerive, vlerësimet vërtiten nga 1 në më shumë se 3 milion dollarë në ditë, ka kontribuar në transformimin e ISIS-it në një prej grupeve terroriste me disponibilitete ekonomike më të mëdha që kujton historia. Organizata kontrollon shumë prej pueseve të naftës të Sirisë lindore dhe në Irakun qendro – verior. Në muajin korrik, milicitë kanë marrë kontrollin e vendburimit më të madh të naftës siriane – të quajtur Omar – që prodhon rreth 30000 fuçi në ditë dhe po e përqëndrojnë penetrimin ushtarak të tyre në Irak pikërisht në zonat më të pasura më rezerva energjetike. Ekspertët vlerësojnë se vendburimet e naftës irakene që janë nën kontrollin e ISIS-it mund të prodhojnë nga 25000 deri në 40000 fuçi nafte në ditë;

Armatim: Shteti Islamik ka vjedhur mijëra armë dhe pajisje nga stacione ushtarake irakene dhe është në posedim edhe të tankeve e të artilerisë së rëndë (siç demonstrohet edhe nga forcat që kanë pushtuar Kobanin). Veç kësa, ka interceptuar furnizime të dërguara nga qeveri të huaja për grupe të tjera rebele siriane. Midis armëve tani në zotërim të milicëve të ISIS-it do të ishin edhe automatikët M16 dhe M4 që mbajnë diçiturën “Pronësi e qeverisë së Shteteve të Bashkuara” dhe që janë edhe në duart e forcave të çrregullta shiite në Irak (ka mundësi të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për ushtrinë e re irakene pas rënies së regjimit të Saddam Hussein). Veç të tjerash, nuk është për t’u përjashtuar që jo vetëm në fazat fillestare të luftës civile siriane ISIS-it i kanë ardhur drejtpërsëdrejti furnizime ushtarake nga disa shtetet të zonës që kanë kërkuar ta përdorin si instrument për të perënduar ose të paktën errësuar “gjysmëhënën shiite” e projektuar nga Irani mbi Siri, Irak dhe Liban pas vitit 2003.

Këta elementë kontribuojnë për të hequr një vijë ndarëse të thellë midis ISIS-it dhe organizatave të tjera terroriste që e kanë paraprirë, sidomos midis atyre që kanë vepruar në rajonin ripagëzuar nga inteligjenca amerikane si “Lindja e Mesme e Madhe”. Vetë al Qaeda, që prej vitesh ka përbërë grupin islamik më të frikshëm, nuk ka pasur kurrë kontrollin e drejtpërdrejtë dhe efektiv të një territori, duke u kufizuar që të influencojë, edhe pse në mënyrë domethënëse, zgjedhjet e regjimit të talibanëve në Afganistan. Në të njëjtën mënyrë, organizimi i saj, aftësia nxjerrëse e resurseve ekonomike dhe aftësia ushtarake e saj, megjithëse e realizuar në një shkallë më të madhe respektivisht të kaluarës, mbeteshin ato të një organizate terroriste.
Megjithatë, konsiderata të tilla nuk mund të lejojnë të parashikosh transformimin e ISIS-it në një shtet në kuptimin e vërtetë të fjalës, por vetëm sinjalizojnë një tendencë gjeopolitike që duket në veprim dhe me të cilin, me hir apo me pahir, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të duhet të përballen aq më pak në të ardhmen e afërt. Mbio evolucionin e dinamikave në veprim do të rëndojnë në masë përcaktuese aftësia e ISIS-it për të forcuar legjitimitetin e tij midis popullsisë së qeverisur (nëse nga njëra anë e ka siguruar me përdorimin e dhunës, nga ana tjetër duhet nënvizuar se nuk ka pasur eksode të popullsisë sunite nga territoret e pushtuara), intensifikimin e sulmeve ajrore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara në Siri e Irak dhe të mbështetura, boots on the ground, sidomos nga peshmergat kurde, pse jo edhe mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake të Turqisë (me kushtet e shprehura nga Kryeministri Ahmet Davutoglu). Megjithatë, pozicioni i ISIS-it po gëzon paaftësinë e administratës Obama për të zgjidhur një dilemë gjeopolitike shumë më komplekse. Të kërkojë paqëtimin me Iranin dhe, për pasojë, të vazhdojë me sulmet ajrore kundër pikave të ISIS-it, duke hequr dorë nga mbështetja ushtarake turke dhe nga përmbysja e regjimit të al Assad, ose të rirreshtohet me Turqinë dhe vendet e tjera sunite, duke ia prerë kështu rrënjët ISIS-it, por duke ngritur tensionin mbi kapitullin bërthamor iranian dhe duke përballuar një ndryshim regjimi të ri në Siri?
Përgatiti: ARMIN TIRANA
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button