Letersi

Pse ka më shumë Remark në Shqipëri se sa në Gjermani

Nazistët i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë.

Erich Maria Remarque ëshët mishërimi më i denjë i asaj që quajmë brez i humbur. Ai lindi më 22 qershor të 1898 në Osnabryk të Gjermanisë dhe pak pasi kishte filluar  kolegjin si mësues, ai caktohet në ushtri dhe i ndërpret studimet për të shkuar në luftë. U bë shkak plagosja e rëndë nga një granatë që ai të shpëtontë nga detyra e ushtarit dhe të shkruante romanin e tij të parë, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, gjatë kohës që qe i detyruar të qëndronte në spital. Kjo dhe shumë vepra të tjera u pikasën nga liderat nazistë për tonin e tyre antinacional-socialist. Në maj të 1929, të gjithë librat e autorit konfiskohen dhe digjen ndërsa,  për më pak se pas dy muajsh, ai çatdhetarizohet bashkë më të shoqen, Ilse Jutta Zambona.

“Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë !”, – shkruan në një prej veprave të tij shkrimtari.

Në 25 shtator 1970,Erich Maria Remark vdiq në një spital të Lokarnos nga një atak në zemër.

Por, ajo që vihet re dhë është e vështirë të shpjegohet për dikë që nuk është në dijeni të rrjedhës së tij biografike, është fakti që Remarku është shumë më i njohur në Shqipëri sesa në vendin e gjuhës origjinale të veprave. Kjo ndodh për shkak të përkthimeve të Shvarc, talenti i të cilit ka bërë magji me veprat e autorit në fjalë.

“ Kur iu futa punës për të përkthyer romanin “Tre shokë”,isha 27 vjec dhe nga ky autor kisha lexuar vetëm librin e tij të parë “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit” i cili më pat lënë një përshtypje të thellë. Pra, nuk dija shumë gjëra as për Remarkun, as për librat e tij. Kisha lexuar vetëm se nazistët ia patën hequr nenshtetësinë gjermane dhe ia kishin djegur veprat publikisht me 1933. Si e përktheva romanin “Tre shoke “:e mora librin dhe lexova 2-3 faqet e para.Fillonte me një ditëlindje ,me atë të heroit kryesor, që i rrëfente ngjarjet në vetën e parë. Edhe kësaj rradhe më mahniti stili tepër i ngjeshur dhe tejmase i kursyer i këtij shkrimtari që komunikonte kaq bukur dhe kaq natyrshëm me lexuesin. I përpiva ato 2-3 faqet deri në fund dhe sakaq mora një vendim: nuk do ta lexoja librin deri në fund, por do t’i futesha punës menjëherë dhe do ta përjetoja gjithë romanin rresht për rresht, ashtu siç e kishte përjetuar autori në procesin e tij të krijimit. U futa në shpirtin e autorit, hyra si të thuash, nën lëkurën e tij, i provova të gjitha ndjesitë, emocionet, problemet , gëzimet dhe tronditjen e tij, dhe them se arrita ta përçoj besnikërisht lexuesve mesazhin e tij, të paktën nuk e dëgjova asnjëherë akuzën aq të njohur, që përkthyesi qënka tradhëtar i autorit..”, shpjegon Shvarc kur e pyesin rreth ekperiencws sw tij me librat e Remarkut./Horizonti.al

Leave a Reply

Back to top button