Speciale

Pse kaq shumë njerëz të zgjuar nuk janë të lumtur

Është një paradoks: A nuk duhet që njerëzit më të realizuar, të jenë më të përgatitur për të bërë zgjedhje që maksimizojnë kënaqësinë e jetës?

Screen Shot 2016-05-22 at 07.18.52

Nga Joe Pinsker

Pasi plotësohen nevojat themelore të dikujt, ekzistojnë 3 gjëra që literatura akademike  i përcakton si përbërësit e lumturisë:pasja e një marrëdhënie shoqërore kuptimplotë, të qënit i mirë në një fushë të caktuar, dhe pasjen e lirisë për të marrë vendime në jetë në mënyrë të pavarur. Por, hulumtimet mbi lumturinë kanë nxjerrë në pah edhe diçka pak më pak të dukshme:arsimimi më  i mirë, qënia më të pasur apo njerëzit më të realizuar në jetë, nuk përcaktojnë automatikisht nëse dikush do të jetë i lumtur. Në fakt, ajo mund të nënkuptojë se dikush ka më pak të ngjarë të jetë i kënaqur me jetën. Zbulimi i dytë është misteri mbi të cilin Raj Raghunathan, profesor i marketingut në Universitetin e Teksasit në SHBA, përpiqet të hedhë dritë  në librin e tij të fundit “Nëse jeni aq i zgjuar, pse nuk jeni të lumtur”?

Një nga premisat e librit tuaj, është se njerëzit mund të kenë një ide të asaj që do t’i bëjë të lumtur, por qasen ndaj atyre gjërave në mënyra që nuk maksimizojnë lumturinë. A mund të jepni një shembull të këtij hendeku?

Nëse ju keni nevojën të bëheni mjeshtër në një aspekt të caktuar- nevojën e kompetencës – ekzistojnë dy qasje të gjera që dikush mund të marrë për të qenë shumë i mirë në një aspekt të caktuar. Një qasje është që persioni të angazhohen tek ato që njerëzit i quajnë krahasime sociale. Pra dëshira për të qenë më i miri në kryerjen e diçkaje:”Unë dua të jem profesori më i mirë këtu” apo diçka të ngjashme.

Ka shumë probleme tek kjo çështjeëtë, por kryesorja është vështirësia e vlerësimit. Cilat janë njësitë matëse për të gjykuar dikë në një dimension të veçantë? Cilat janë njësitë matëse për të qenë profesori më i mirë? A duhet marrë parasysh hulumtimi, mësimdhënia? Edhe nëse ju jepni vetëm mësim, a është vlerësimi nga studentët, ajo që jepni ju si leksione apo numri i nxënësve të cilët kalojnë një provim, ajo që ju bën realisht më të mirë se të tjerët? Pra është shumë e vështirë për të gjykuar, për shkak se piketat e vlerësimit janë bërë gjithnjë e më e paqarta.

Pra, ajo çfarë ndodh në përgjithësi është se njerëzit priren drejt njësive matëse më pak të paqarta, edhe nëse ato nuk janë aq të rëndësishme. Njerëzit gjykojnë profesorët më të mirë nga numri i çmimeve që fitojnë apo pagës që ata marrin, apo edhe llojin e shkollës ku japin mësim, të cilat në pamje të parë duket sikur janë një njësi matëse e mirë për të gjykuar se sa i mirë është dikush, por në të njëjtën kohë kjo nuk është realisht e rëndësishme për një fushë të veçantë.

Dhe këto njësi vlerësimi janë të tilla ndaj të cilave ne përshtatemi vërtet shpejt. Pra, nëse ju pësoni një rritje të madhe të rrogës këtë muaj, mund të jeni tëi lumtur për 1, 2 apo ndoshta 6 muaj e ardhshëm. Por pas kësaj, ju do të mesoheni me këtë fakt, dhe do të kërkoni një rritje tjetër edhe më të madhe, për të ruajtur nivelin tuaj të lumturisë. Vërehet se tek shumica e njerëzve, kjo nuk është një burim shumë i qëndrueshëm i lumturisë.

Dhe cila është rruga tjetër?

Ajo që unë rekomandoj është një qasje alternative, ku ju të shqetësoheni më pak për çfarë jeni vërtetë mirë, dhe mbi atë që ju gëzon teksa e bëni. Ju s’keni nevojë të krahasoni veten me njerëz të tjerë. Përkundrazi duhet të prireni ndaj gjërave që ju gëzojnë në mënyrë instinktive dhe ku ju jepni maksimumin, dhe në rast se përqëndroheni te ajo për një kohë mjaftueshmërisht të gjatë, atëherë shanset janë shumë të larta që gjithësesi të përparoni në drejtim të të bëri mjeshtër në një aspekt të caktuar, ndërsa fama, pushteti, paraja dhe çdo gjë tjetër do të vijë si një efekt anësor, dhe jo si diçka që ju e kërkoni drejtpërsëdrejkti, në përpjekjen për të qenë superiorë ndaj njerëzve të tjerë.

Nëse do të rikthehemi tek 3 gjërat për të cilat njerëzit kanë nevojë- mjeshtëria, përkatësia, dhe autonomia- dhe unë do të shtoja një të katërt, pasi nevojat themelore të jenë plotësuar. Është sjellja apo botëkuptimi që ju sillni në jetë. Dhe ky botëkuptim mund të karakterizohet për thjeshtësi nga një prej dy modeleve:Njëri ekstrem, është një lloj i qasjes mendësisht të mjerë, sipas së cilës fitorja ime do të vijë si pasojë e humbjes së dikujt tjetër, çka ju bën të angazhoheni sërish në krahasime sociale. Dhe pikëpamja tjetër, është ajo që unë do të quaja një qasje e mendësisë së bollëkut, sipas të cilit ka vend për të gjithë që të rriten dhe përparojnë.

Në librin tuaj, më ka tërhequr paralelja që ju hiqnit mes bollëkut dhe mungesës, sepse menjëherë më bën të mendoj mbi ekonominë:ajo është në shumë mënyra, studimi i gjërave që janë të pakta. A mund të flasim për proceset mendore që janë në lojë, kur njerëzit mendojnë në kushtet e mungesës?

Unë nuk po përpiqem të argumentoj në libër që mentaliteti i bazuar tek mungesa është i cekët ose krejtësisht i padobishëm. Nëse do të ishit të mbërthyer në një zonë lufte, nëse do gjendeshit në një zonë të varfër, në rast se jeni duke luftuar për mbijetesën tuaj, nëse jeni të angazhuar në një sport konkurrues si boksi, një mentaliteti i tillë luan një rol shumë të rëndësishëm.

Shumica prej nesh janë produkte të njerëzve që mbijetuan në atë që ka qenë për një kohë shumë të gjatë, në evolucionin tonë si specie, një univers i orientuar nga pamjaftueshmëria. Ushqimi, burimet, tokat pjellore qenë të pakta, dhe kështu me radhë. Pra, ne kemi një tendencë shumë të çuditshme për t’u orientuar nga mungesat. Por, unë mendoj se ajo që ka ndodhur me kalimin e kohës, është se ne nuk duhet të luftojnë në kuptimin e parë të kësaj fjale, për mbijetesën tonë të përditshme.

Unë mendoj se si qenie inteligjente, ne duhet të pranojmë se disa nga reliket e prirjeve tona evolutive mund të na kthejnë pas. Për shembull, nëse unë punoj në një agjenci reklamash ose në krijimin e softuerëve, këto janë llojet e fushave ku duhet të studioni shumë për të patur një rezultat të lartë në punë, në rast se nuk doni të bini në mendësinë e mungesës, apo që të mos shqetësoheni për rezultatet dhe gëzoni vetëm nga procesi i të marrurit me diçka, se sa për qëllimin në vetvete.

Përderisa ne jemi të prirur të mendojmë në kushtet e mungesës, unë jam shumë i interesuar mbi atë që mund të bëhet për të stimuluar dikë për një mendim të ndryshëm. Një eksperiment që ju e permendni në libër, zbuloi se punëtorët që merrnin çdo ditë një e-mail për t’iu kujtuar të marrin vendime që maksimizojnë lumturinë e tyre, raportuan se qenë dukshëm më të lumtur se ata që nuk merrnin një e-mail të tillë. A është realisht kaq e thjeshtë?

Nga njëra anë, ne jemi të përqëndruar më shumë tek gjërat negative. Por në të njëjtën kohë, ne të gjithë kërkojmë ndjenjës së lumturisë dhe dëshirën që ajo të lulëzojë. Tek e fundit, ajo për të cilën kemi nevojë për të qenë të lumtur, është një farë niveli mjaft e thjeshtë. Ajo kërkon të bëni diçka që ju e konsideroni kuptimplotë, dhe që mund të mos e keni humbur në përditshmërinë tuaj.

Kur vëzhgoni fëmijët, ata janë shumë të mirë në këtë aspekt. Ata nuk hutohen nga të gjitha ato piketa jokarakteristike. Ata bëjnë gjëra që vërtet u sjellin shumë kënaqësi. Në librin tim unë flas për momentin kur i bleva djalit im një makinë të vogël mekanike kur ai ishte rreth 3 vjeç, për shkak se ai pa një fqinj që kishte blerë diçka të ngjashme. Ai luajti me makinën për rreth 3 ditë. Më pas donte të luajnte me kutinë në të cilën qe paketuar makina kur u soll në shtëpi.

Ishte thjesht një kuti. Ai nuk kishte asnjë ide se makina kushtonte më shumë, apo se ishte më e vlefshme, apo më e avancuar teknologjikisht. Ai futej në kuti, pasi e pa këtë skenë në një shfaqje televizive të quajtur Derri Heamilton, i cili jeton brenda një kutie. Ai donte të kopjonte atë lloj jete për veten e tij.

Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë në këtë studim të veçantë, është ta rrikthejmë atë fokus në vëmendjen e njerëzve. Për shembull, në vend se të ulet përballë televizorit, një baba mund të vendosë të luajë me top me djalin e tij. Ajo që njerëzit mund të bëjnë ndryshon, por kur ka një kujtesë, ajo çka zbulojmë është se – dhe këto janë studime të kryera mbi qindra punonjës, dhe studentë universitarë- ju mund t’i quani vendime në dukje të vogla e të parëndësishme, por ato ndikojnë për një jetë më të lumtur në përgjithësi.

Ju përmendët më herët se sa lehtë përshtaten njerëzit me ndryshimet pozitive në jetën e tyre, dhe unë jam njohur me një studim që tregon se fituesit e lotarive nuk janë më të lumtur një vit më pas, madje edhe se njerëzit që kohët e fundit kanë vuajtur lëndime të rënda. Kjo vlen edhe për mua: Nëse do të më pyesnit pasi u riktheva në ish-gjimnazin tim ku kisha shkuar për të shkruar një artikull për një revistë, unë do të përgjigjesha se isha mëse i gëzuar. Dhe tani, unë jam i lumtur për shumë aspekte, por kam ende të njëjtat pasiguri dhe shqetësime të vjetra për të ardhmen. Unë supozoj kjo është diçka që e përjetojnë edhe shumë të tjerë. Çfarë nevojitet për t’u larguar nga mendime të tilla?

Unë do të thoja se kjo është gjendja e shumicës së njerëzve në botë. Ekzistojnë disa pritshmëri që nëse arrihen, ju do jeni të lumtur. Por rezulton se kjo nuk është e vërtetë. Kryesisht ajo i detyrohet përshtatjes, por një pjesë tjetër e madhe e saj është gjithashtu se ju e shihni këtë mal para jush dhe doni të ngjiteni mbi të. Dhe kur e bëni, del se ka shumë male të tjera për t’u ngjitur.

E vetmja gjë që ka ndihmuar vërtet në këtë drejtim është një koncept që në libër unë e quaj “ndjekja e paanshme e pasionit”, dhe në thelb koncepti reduktohet për të mos lidhur lumturinë tuaj në arritjen e rezultateve. Arsyeja pse mbetet e rëndësishme të mos lidhet lumturia me rezultatet, është se këto të fundit nga ana e tyre nuk kanë një efekt qartazi pozitiv ose negativ në lumturinë tuaj.

Po, ka disa rezultate – ju sëmureni nga një sëmundje e pashërrueshme apo fëmija juaj vdes – janë raste mjaft ekstreme, prandaj le t’i lëmë ato mënjanë. Por nëse ju mendoni mbi to, ndarjen që keni pasur me të dashurën tuaj të fëmijërisë, ose kur thyet krahun dhe qëndruat 2 muaj në spital, kur këto ndodhën ju mund të keni thënë:“Oh Zot, ky është fundi e botës! Nuk do ta marr dot veten kurrë!” Por rezulton që ne jemi shumë të mirë në rimëkëmbjen nga situata të tilla, dhe jo vetëm kaq, por këto ngjarje që ne i cilësonim si vërtet tejet negative, qenë në fakt  në dobi të  rritjes dhe mësimit tonë.

Gjithkush ka një lloj besimi, nëse do të ndodhin gjërat e mira apo të këqija. Nuk ka asnjë mënyrë për të provuar shkencërisht se cili nga këto besime është më i saktë se tjetri. Por në rast se ju besoni se jeta është e mirë, do të shihni shumë dëshmi që e konfirmojnë atë. E njëjta vlen edhe për të kundërtën. Është lloj efekti placebo. Duke pasur parasysh se të gjitha këto besime janë të gjitha njëlloj të vlefshme, pse të mos përshtatim bindjen se do të jetë më e dobishme për ju dhe jetën tuaj që të ecni së bashku?

Leximi i librit por dhe biseda që po zhvillojmë bashkë, më krijojnë përshtypjen se kulturën amerikane, por ndoshta edhe kapitalizmi në përgjithësi, nuk ka të bërë shumë për të nxitur qasjen e bollëkut mbi atë të pamjaftueshmërisë. A ka ndonjë shoqëri apo kulturë që sipas jush e ka bërë këtë, apo është rasti që shoqëria thuajse gjithmonë të dërgojë mesazhe të caktuara, dhe u takon individëve të kenë kundërprogramimin e tyre?

Në pamje të parë, mund të duket sikur unë po them se kapitalizmi në përgjithësi nuk është shumë i mirë në promovimin e mendësisë së bollëkut. Por s’besoj se kjo është plotësisht e saktë. Nëse do ta zbërthejmë kapitalizmin në dy parime shumë të rëndësishme, e para është liria e lëvizjes së njerëzve, mendimit, mallrave, si dhe liria e zgjedhjes. Aspekti i dytë ka bëtë bëjë me shpërndarjen e burimeve sipas aftësive të njerëzve, në vend se sipas nevojave të tyre.

Parimi i parë i kapitalizmit, është i bukur, dhe unë nuk do ta neglizhoja. Dhe nëse ideologjia vjen me bagazhin e shpërndarjes së burimeve sipas aftësive, atëherë unë ta marr atë paketë, dhe jo një tjetër që kufizon lirinë e njerëzve për të menduar, dhe çfarë ata zgjedhin të bëjnë, edhe nëse ajo është e kombinuar me një shpërndarje të burimeve sipas nevojave të njerëzve.

Në fund të fundit, ju s’mund t’i detyroni njerëzit të adoptojnë mendësinë e bollëkut. Ata do të duhet ta zgjidhin atë vetë, nëpërmjet vetë-eksplorimit dhe kërkimit të shpirtit, dhe duke hedhur sytë nga shkenca. Pastaj, disa njerëz arrijnë me vetëdije një mënyrë më të socializuar të jetesës, për shkak të vetë zgjedhjes së tye. Kjo është mënyra përmes së cilës unë mendoj se nxjerrim më të mirën.

“The Atlantic” – Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button