Horizonti.al

Pse kryqëzojmë gishtat me urimin e një fati të mirë?

Screen Shot 2016-08-07 at 20.59.21Të gjithë, të paktën një herë në jetë, kemi kryqëzuar gishtat për të ndjellë fatin e mirë dhe uruar suksese në realizimin e diçkaje. Kjo praktikë laike ka në fakt një origjinë fetare. Në mesjetë besohej, se djalli mund të mbërrinte shpirtrat njerëzore duke kaluar përmes gishtave. Pra gjesti i kryqëzimit të tyre, shërbente për të mbrojtur veten, duke kërkuar një mbrojtje hyjnore. Në praktikë bëhej fjalë për një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtëzuar për të bërë shenjën e kryqit. Me kalimin e kohës u bë e zakonshme përdorimi i këtij gjesti për të shpresuar apo uruar një fat të mirë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button