Horizonti.al

Pse kur lexojmë, i kemi “të filmuara” në mendje të gjithë skenat?

Screen Shot 2015-09-01 at 6.14.50 PM

Zona të ndryshme ndërtojnë informacionin në tru, në lidhje me skena, veprime dhe personazhe, duke i lidhur ato me atë çfarë ti tashmë di dhe ndien. Leximi është një proces kompleks me shumë shtresa, me zbulimin e shkronjave, njohjen e fjalëëve dhe grupeve të fjalëve, pastaj analizimin e strukturës së fjalive dhe kuptimeve. Zonat pamore dhe të dëgjimit të trurit, janë në funksionim kur ti lexon, ndërsa ti “përtyp” fjalët, kur një nga personazhet e librit është duke folur. Buzët dhe gjuha mundet madje të lëvizin, shtylla kurrizore mund të të shpojë dhe muskujt e mund të tendosen në përgjigje të tregimit. E gjitha kjo kontribuon për atë që e mendojmë si piktura në kokën tënde – prapëseprapë, në realitet truri ynë, ndoshta nuk përmban asgjë të tillë.

Me të vërtetë, teori të fundit e trajtojnë pamjen si një aktivitet ose ndërveprim me botën, sesa një proces të krijimit të imazhit. Në fakt, ka përshkrime për shembull, që janë shumë të detajuara, por që gjithësesi nuk krijojnë pamjet mendore më të kënaqshme, apo më të pasura. Ndonjëherë, përshkrimet më të thjeshta të lejojnë të krijosh botën tënde të imagjinuar, me një përfshirje shumë më të detajuar dhe emocionale./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button