Si shembull i spikatur i njeriut ideal të “Rilindjes”, Leonardo da Vinçi grumbulloi një numër jo të vogël arritjesh në jetën e tij. Ai gjithashtu kishte anën e tij ekscentrike, dhe provoi një numër eksperimentesh që mund të duken pak të çuditshme për adhuruesit e tij sot. Sidomos një zakon bie në sy: Leonardo shkruante së prapthi, duke filluar në anën e djathtë të faqes dhe duke lëvizur drejt të majtës.
“Vetëm kur shkruante diçka për të tjerët, ai shkruante në drejtimin normal”, thuhet në Muzeun e Shkencave. Pse shkruante mbrapsht? Kjo mbetet një nga pyetjet e mbetura pa përgjigje, për jetën e mrekullueshme të Leonardos, por “një ide është se ai mund ta ketë bërë thjesht për të ruajtur duart të pastra. Bashkëkohësit e tij thoshin se si shkruante dhe pikturonte me të majtën. Dhe kjo mënyrë shkrimi e ndihmonte që të mos ndotej me bojë teksa shkruante”.
Ose Leonardo mund të ketë zhvilluar “shkrimin në pasqyrë” nga frika, një hipotezë e pranuar edhe nga librat për lexuesit e rinj: “Gjatë gjithë jetës së tij, ai ishte i shqetësuar për mundësinë që të tjerëve të vidhnin idetë e tij”, shkruan Rachel A. Koestler-Grack në Leonardo Da Vinci: Artist, Shpikës, dhe Njeri i Rilindjes. “Shënimet në fletoret e tij shkruhehin në mënyrë të tillë që të mund të lexoheshin vetëm duke mbajtur librat para një pasqyre”.
Por Kapitujt e Uolkerit hedhin një kundërargument: “A mendoni me të vërtetë se një njeri aq i zgjuar sa Leonardo, mendonte se ishte një mënyrë e mirë për të ndaluar njerëzit që të lexonin shënimet e tij? Ky njeri, ky gjeni, nëse vërtet donte t’i bënte shënimet e tij të lexueshme vetëm për veten, do të kishte shpikur një gjuhë krejtësisht të re për këtë qëllim. Ne po flasim për një burrë që ka konceptuar parashuta, edhe përpara se helikopterët të ishin një gjë reale”.
Ndoshta shkrimi së prapthi i parë më gjerësisht është ai tek Njeriu Vitruvian, vizatimi i tij i famshëm që nxë përmasat e trupit të njeriut brenda gjeometrisë edhe të rrethit, edhe të katrorit.
Pas Leonardos ka pasur shumë shembuj të shkrimit së prapthi, që nga bashkëkombasi i tij Matteo Zaccolini deri tek kaligrafia e Perandorisë Otomane në shekujt 18 dhe 19, e deri tek pjesa e përparme e ambulancave sot.
Secili prej rasteve ka patur një funksion, por mund të pyesësh, mos vallë Leonardo e ka bërë thjeshtë prej gëzimit të të mësuarit të një aftësie, çfarëdoqoftë ajo, që do i shastiste të tjerët? / Bota.al