Emri “Big Apple” (Molla e Madhe) u përmend për herë të parë nga Xhon Ficxheralld, redaktor i sportit të hipizimit në gazetën “Neë York Morning Telegraph”, sipas shprehjes së dy stallierëve afroamerikanë nga Nju Orlinsi, që i referoheshin në këtë mënyrë hipodromit të Nju Jorkut. Ishte janari i vitit1920. Ficxheralldit i pëlqeu shprehja dhe e përdori atë në gazetë, duke iu referuar gjithmonë hipodromit. Dhe ai e quajti rubrikën e tij të garave me kuaj “Rreth Mollës së Madhe”.
Një origjinë e diskutueshme
Në vitin 1930, një grup muzikantësh zezakë të xhazit filluan të quanin “Big Apple” lagjen e Harlemit dhe më në përgjithësi qytetin e Nju Jorkut, për shkak se ishte kryeqyteti i xhazit në botë. Në vitin 1971, Çarls Zhille, presidenti i zyrës së turizmit, e përdori këtë term në fushatën për promovimin e metropolit. Megjithatë origjina nuk është e qartë:disa besojnë se ajo është një shprehje tipike mes muzikantëve të xhazit, të tjerë se qe një vallëzim.
Vetëm kohët e fundit i është dhënë autorësia e plotë e këtij pseudonimi gazetarit Xhon Ficxheralld. Në vitin 1997, kryebashkiaku i atëhershëm Xhuliani kërkoi ta rikujtojë duke e quajtur “Big Apple Corner”, qoshen në jugperëndim të rrugës 540 Ëest dhe Broadëay, ku pati jetuar gazetari në vitet 1934- 1963./bota.al