
Shumë njerëz do të donin të ndalonin së piri duhan, së ngrëni mish ose të mos ishin më shumë pasivë, por nuk ia dalin, duke ia vënë më pas fajin vullnetit të dobët. Por psikologu Wilhelm Hofmann, nga Universiteti Ruhr (Gjermani), i “fal” (të paktën pjesërisht): “Për të ndryshuar mënyrën e jetesës, duhet që mjedisi përreth të jetë i favorshëm ndaj asaj zgjedhjeje; përndryshe, vetëm fanatikët ose ata që duan të jenë ndryshe nga të tjerët ia dalin”, – shpjegon ai në Nature Reviews Psychology.
“Në shoqëri ka akte të ndryshme që ndikojnë në sjelljen tonë: autoritetet me rregullat e tyre, korporatat me reklamat, qytetet e organizuara në një mënyrë të caktuar, miqtë dhe të afërmit që na shtyjnë të përshtatemi me sjellje që ata i konsiderojnë ‘normale’… Në këtë kuadër, në realizimin konkret të vendimit, vullneti ynë është vetëm një faktor.”
Miqtë dhe të afërmit
Për shembull, të bëhesh vegan është padyshim e mundur, por nëse shteti nuk e inkurajon këtë zgjedhje, reklamat të nxisin të hash mish, qytetet nuk kanë dyqane apo restorante të atij lloji, miqtë të tallin dhe të afërmit të ofrojnë biftek “sepse të bën mirë”, atëherë duhet një vullnet me të vërtetë i pathyeshëm për ta arritur. / bota.al





