Shumë njerëz e ngatërrojnë mirësinë me të qenurit një person i ndjeshëm apo emotiv, mirëpo janë pikërisht ndjeshmëria dhe emocionet ato që u japin forcë njerëzve me shpirtin e pastër. Këto cilësi që shumë njerëz i marrin për dobësi, u lejojnë njerëzve shpirtmirë të kuptojnë ndjenjat e të tjerëve dhe të krijojnë edhe një mendim të vetin lidhur me psikologjinë njerëzore. Këto janë disa arsye se pse nuk duhet ta gënjesh një person me shpirt të mirë:
- Njerëzit me shpirt të mirë e kuptojnë, kur i gënjen.
Nëse të tjerët duhet të të shohin se si reagon dhe të mendohen mirë, nëse po i gënjen, njerëzit me shpirt të pastër nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë gjë. Ata e ndiejnë brenda vetes që mund të jesh duke i gënjyer, pa u menduar gjatë.
- Mos u mundo t’i vësh në lojë.
Personat që duan t’u bëjnë mirë të tjerëve, përpiqen të mos e besojnë ligësinë rreth tyre, por e ndiejnë atë. Ata arrijnë të ndiejnë ndjenjat e personave përreth dhe e kuptojnë nëse dikush po i vë në lojë, ndaj mundohu mos ta bësh një gjë të tillë me ta.
- E ndiejnë xhelozinë.
Ata arrijnë të ndiejnë xhelozinë e njerëzve përreth, por përherë përpiqen të jenë modestë dhe të përulur. Nuk u pëlqen mendjemadhësia, edhe pse mund të kenë korrur shumë sukses në jetë. Nëse përpiqesh të mos e tregosh xhelozinë që mund të ndjesh për ta, dije se ata e kanë kuptuar këtë gjë gjithsesi.
- E ndiejnë urrejtjen.
Ata mund ta ndiejnë që dikush po i gënjen. Mos u frikëso, thjesht mundohu t’ia shprehësh hapur ato që ndien dhe mendon për ta, sepse nëse mendon që personat shpirtmirë nuk do vënë re gjë, dije se gabohesh.
- E kuptojnë, kur nuk je mirë.
Nëse përpiqesh të dukesh sikur je mirë përpara tyre, mos u mundo kot. Ata e kuptojnë që thjesht po shtiresh dhe do të pyesin derisa të zbulojnë arsyen e mërzitjes tënde. Nëse të tjerët më pas do të thonë thjesht disa fjalë të bukura, një njeri shpirtmirë do të të ndihmojë edhe t’i zgjidhësh problemet që po të mundojnë.
- E dinë, kur je në rrugën e gabuar.
Nëse ata të paralajmërojnë për diçka, bën mirë t’i dëgjosh. Kujto përherë se ata i njohin mirë të tjerët, ndaj nëse të flasin për diçka, dije se po e bëjnë për të të mbrojtur.
Nuk ia vlen ta gënjesh dikë me shpirt të mirë e të pastër. Përkundrazi, vlerësoji për ato që të japin. Ata mund të të ndihmojnë vërtet për të arritur maksimumin në jetën tënde. / bota.al