Magazine

Pse nuk duhet të jetojmë me keqardhje në këtë jetë, dhe ja si mund t’i menaxhojmë ato

“Përse nuk zgjodha ndryshe?” ankohet dikush që nuk tha apo bëri diçka në raport me njësituatë të caktuar. Veprimet e munguara, janë ato për të cilat ndjejmë më gjatë keqardhje më gjatë, dhe këtë e dëshmon një studim i botuar së fundmi nëJournal of Personality and Social Psychology”.

Ndërkohë pendesa për gjërat që kemi bërë, edhe nëse kanë qenë të gabuara, na bën të vuajmë shumë në një periudhë afatshkurtër, por me kalimin e kohës ato harrohen. Sipas një studimi të botuar në “Motivation and emotions” në vitin 2008, keqardhja është emocioni më i keq i përjetuar ndonjëherë (të paktën midis atyre që kërkojnë një shkallë të caktuar reflektimi).

Ajo është negative jo vetëm për paqen tonë mendore, por edhe nga pikëpamja fizike. Sepse një ndjenjë e vazhdueshme dhe e fortë e keqardhjes, mund të çojë drejt ankthit, depresionit, vetëbesim të ulët, si dhe simptomave fizike si tension në muskuj, shqetësime në gjumë, ndryshime në oreks, dhimbje koke dhe stres kronik.

Megjithatë, nga pikëpamja evolucionare, kjo lloj dhimbjeje e ka një kuptim:duke na bërë të ndihemi më keq sot, keqardhja na ndihmon të përshtatemi dhe të bëjmë më mirë nesër. Dhe në rast se dimë ta analizojmë të kaluarën në mënyrën e duhur, duke e ndjerë se çfarë fshihet pas atij trishtimi therës, ne i përsosim vlerësimet tona, njohim përgjegjësinë, dhe fokusohemi tek gjërat që kanë më shumë vlerë.

“Keqardhja luan rolin e fotove në negativ, që për kontrast nxjerrin në pah vlerat që qëndrojnë në themel të veprimeve tona”- thotë eksperti amerikan Daniel Pink, autor i librit “Fuqia e keqardhjes:Pse të kthyerit kokës pas, bën të mundur ecjen përpara”.

“Prandaj, kur njerëzit ju thonë për çfarë ndjejnë keqardhje, ata zbulojnë në të njëjtën kohë atë që vlerësojnë, dhe cilat vlera besojnë se janë thelbësore për të pasur një jetë të mirë. Kjo është arsyeja pse kjo ndjenjë bart gjithmonë një leksikon”- shprehet Pink.

Për të kuptuar se për çfarë ndihemi më shumë të keqardhur, Pink kreu në vitin 2020 një sondazh në internet, Anketën Botërore e Keqardhjes, duke mbledhur 19.000 mendime njerëzish nga 105 vende të botës. Rezultoi se tek të rinjtë në të 20-at, pendesa dhe keqardhja janë numerikisht ekuivalente.

Megjithatë, ndërsa njerëzit rriten, ata vuajnë shumë më tepër nga mosbërja e diçkaje sesa nga bërja e diçkaje. “Ndoshta kjo ndodh sepse mendoni se mund ta korrigjoni, të paktën pjesërisht, atë që keni bërë. Ndërkohë në lidhje me veprimet e munguara nuk mund të bëni dot asgjë”- thotë Pink

Një fakt tjetër që doli në pah nga sondazhi, është se njerëzit më të arsimuar kanë më shumë keqardhje për karrierën e tyre sesa ata me më pak arsimim. Kjo mund të duket kontradiktore,sepse përgjithësisht ata me kualifikime të avancuara kanë më shumë mundësi se të tjerët.

Por në realitet, pikërisht sepse ke më shumë shanse, në një shoqëri hiperkonkurruese si kjo e jona, ke më shumë keqardhje për mundësitë e humbura profesionale. Ndërkohë një pjesë e madhe e përgjigjeve, shprehin keqardhje pse mbetën në një marrëdhënie të palumtur (kjo është më e vërtetë për gratë sesa për burrat) apo për mosndjekjen e prirjeve të veçanta.

Nga ana tjetër, keqardhja për blerjen e gjërave të padobishme janë shumë të rralla, megjithëse shumë njerëz pendohen që nuk kanë kursyer mjaftueshëm. Duke analizuar mijëra keqardhjete shprehura, Pink i ndau 4 makro-kategori:keqardhje themelore, të cilat kanë të bëjnë me sigurinë (si p.sh nëse nuk do të kisha shpenzuar shumë, nëse do të isha kujdesur më shpejtpër veten”); ato që kanë të bëjnë me guximin (si p.sh “po të kisha shfrytëzuar rastin, sikur të kisha kënaqur pasionin tim”); keqardhjet në raport me lidhjet sociale (sikur do mos të isha grindur me vëllain tim) dhe ato morale, si për një vjedhje e vogël apo një dredhi në biznes.

Pas secilit prej tyre Pink argumenton se ekziston një dëshirë që qëndron në themel të keqardhjes:përkatësisht, nevoja për stabilitet, kërkimi për zhvillim personal, dëshira për dashuri apo nevoja për tu ndjerë njerëz të ndershëm dhe të denjë.

Por këtu qëndron edhe lajmi i mirë:njohja e asaj që fshihet nën keqardhjen tonë, na ndihmon të rregullojmë fokusin në të ardhmen. Shumë studime tregojnë se kujtimi i keqardhjeve i përmirëson aftësitë tona strategjike dhe negociuese, dhe e thellon kuptimin që u japim veprimeve tona.

Pink sugjeron një truk për të shmangur keqardhjet në të ardhmen:imagjinoni ndikimin e një vendimi pas 10 vjetësh. A do të jemi akoma të bindur se shoku që na harroi ditëlindjen nuk e vret mendjen për ne, apo do të pendohemi që u zumë dhe u ndamë me të vetëm për një harresë të tillë?

A do të jemi të lumtur që i kemi kaluar mbrëmjet duke bërë festa, apo do të pendohemi që inuk kemi mbaruar studimet e larta? Sido që të jetë, edhe nëse më vonë do ta kuptojmë se kemi gabuar dhe ndihemi si idiotë, nuk jemi vetëm:gati të 19.000 njerëzit që iu përgjigjënsondazhit të Pink pretendojnë se ndihen kështu.

Pra, ndoshta jemi më pak të veçantë, por edhe më pak keq se sa mendojmë. Për sa u përket fatlumëve që nuk përjetojnë asnjë ndjenjë keqardhje në jetën e tyre, ata kanë një me siguri sekret tjetër. Sthoshte shkrimtari holandez Godfried BomansShumë njerëz ia detyrojnëkujtesës së dobët ndërgjegjen e tyre të pastër. / Focus – Bota.al

Back to top button