Përgjigja e thjeshtë është se furnizimi nuk i është përgjigjur kërkesës. Para shpërthimit të koronavirusit, Kina prodhonte gjysmën e maskave të fytyrës në botë. Kur covid -19 shpërtheu atje, Kina filloi të përdorë furnizimin dhe mbajti në stok atë çka mbeti.
Ndërsa kërkesa u rrit për shkak të Covid-19 – jo vetëm nga punonjësit e kujdesit shëndetësor, por nga një publik i frikësuar gjithnjë e më shumë nga infeksioni – oferta u zvogëlua.
Sidoqoftë, në një nivel më të thellë, mungesa e maskave dhe e paisjeve të tjera mjekësore reflektojnë dhe pregatitjen e dobët për një pandemi. Maska dhe mungesa më e gjerë e mjeteve mjrkësore, në fakt, ishte e njohur për qeverinë e SHBA para shpërthimit të Covid-19, megjithatë SH.B.A. nuk u pregatit.
Një nga simulimet (provë) e mbajtura nga qeveria federale, siç raportoi New York Times, mbuloi një pandemi që dukej shumë si ajo me të cilën po përballemi tani: një virus respirator që filloi në Kinë dhe bëri rrugën e tij drejt SHBA dhe pjesës tjetër të botës.
Në mesin e shumë problemeve, Times zbuloi se kishte “mangësi” në përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale.
Ushtrimi zbuloi se SHBA nuk kishte mjetet për të prodhuar shpejt më shumëpaisje mjekësore. Kur shtetet iu drejtuan qeverisë federale për ndihmë pati “konfuzion” dhe “kaos burokratik” pasi kërkesat godisnin shumë agjensi në të njëjtën kohë.
Jeremy Konyndyk, politikë – bërës në Qendrën për Zhvillim Global, argumentoi se një shpërthim i mëparshëm duhet të kishte vepruar si një paralajmërim për botën: shpërthimi i Ebolës 2014-2016. Ndërsa punonte në administratën e Presidentit Barack Obama në atë kohë, Konyndyk shpejt kuptoi se SH.B.A. – dhe pjesa më e madhe e botës – thjesht nuk ishin të gatshme për një shpërthim sëmundjesh të mëdha.
“Unë kuptova nga ajo përvojë se sa jo të gatshëm do të ishim ne për diçka më të rrezikshme se Ebola,” tha ai, duke përmendur se Ebola ishte, fatmirësisht, relativisht e vështirë për t’u transmetuar.
Në të vërtetë, ekspertët dhe avokatët argumentojnë se SH.B.A. në përgjithësi i kushton pak fonde përgatitjes së shpërthimit të sëmundjeve dhe programeve të shëndetit publik në përgjithësi. Këto shqetësime e shtynë administratën Obama, pas shpërthimit të Ebolës, të përpiqet të shkallëzojë gatishmërinë duke krijuar një zyrë të Shtëpisë së Bardhë të përkushtuar vetëm për këtë çështje. Por administrata e Presidentit Donald Trump i la pas dore këto përpjekje, duke e mbyllur përfundimisht zyrën e Shtëpisë së Bardhë.
“SH.B.A. … nuk ishte e përgatitur”, tha Jen Kates, drejtori i shëndetit global dhe politikës së HIV-it në Fondacionin Kaiser Family. “Një plan i mirë i gatishmërisë do të ndihmonte për të adresuar këtë dhe të kishte gjëra në vend që të lejojnë që kjo nevojë e shtuar të përmbushet.” Kështu që SH.B.A. është duke luajtur me ndërhyrje të ndryshme publike dhe private për të rritur prodhimin e mjeteve mjekësore. Deri sa kjo të rregullohet, ne thjesht nuk kemi masa të mjaftueshme mjekësore. / Vox-bota.al