Enciklopedike

Pse përdoret shprehja “Veza e Kolombit”?

Screen Shot 2016-07-21 at 14.08.35Shprehja “Veza e Kolombit” përdoret kur përshkruhet një mjet tepër i rëndomtë, për të zgjidhur një problem që dukej se nuk kishte zgjidhje. Thuhet se Kristofor Kolombi ishte i ftuar në një darkë pas kthimit të tij nga Amerika, dhe gjatë banketit disa fisnikë spanjollë u përpoqën të zvogëlojnë arritjet e ekspeditës së tij, duke thënë se cilido do të mund të bënte të njëjtën gjë.

Kolombi i sfidoi ata të vendosnin një veze në këmbë mbi tryezë, pa u rrëzuar në anë. Pasi nuk ia arritën dot, fisnikët e sfiduan Kolombin ta provonte ai vetë:lundërtari e përplasi lehtësisht vezën në tavolinë dhe e la aty, drejt dhe të palëzur. Spanjollët u ankuan duke thënë se edhe ata mund ta bënin diçka të tillë, ndërsa Kolombi iu përgjigj se vërtet mund ta bënin, por qe ai qe e kishte kryer. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button