Analiza

Pse SHBA nuk duhet të bëhet palë në konfliktin arabo-iranian

Është shumë shumë e rrezikshme të merret anë në një luftë me prokurë, ndërmjet dy shteteve të mëdha sunite dhe shiite. Në fakt, interesat amerikane janë më tepër në përputhje me ato të Teheranit

amer

Nga Stephen Kinzer

Vetëm dy fuqi myslimane mbeten në këmbë në Lindjen e Mesme, dhe papritmas ato ndodhen në prag të luftës. Aleatja jonë e vjetër, Arabia Saudite, kreu javën e shkuar ekzekutimet masive të shndërruar në rutinë përmes prerjes së kokave, dhe në mesin e viktimave ishte një klerik i nderuar shiit. Armiku ynë prej një kohe të gjatë, Irani, që është zemra e Islamit shiit, u zemërua. Iranianë të xhindosur dogjën ambasadën saudite në Teheran. Ditën tjetër, Arabia Saudite prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë gjithshka që është e mundur për të shmangur mbështetjen e një pale, në një luftë të intensifikuar me prokurë, mes fuqive dominuese shiite dhe sunite në Lindjen e Mesme. Edhe pse historia na tregon se duhet të anojmë kah Arabisë Saudite, aleates sonë të vjetër, nëse ne shikojmë drejt së ardhmes, Irani është më shumë partneri ynë logjik…

[real3dflipbook id=”798″]

Leave a Reply

Back to top button