Horizonti.al

Pse suedezët qeverisen sot nga një familje mbretërore franceze, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Disa studime kanë zbuluar se në mjediset me shumë zhurmë, njerëzit kanë 2 herë më shumë gjasa të veprojnë në përputhje me atë që i thuhet në veshin e tyre të djathtë, dhe jo në të majtin.

Kur u gjet një mal më i lartë se mali që deri atëhere njihej si maja më e lartë në Australi, Mali Koziusko, emrat e tyre u ndërruan në mënyrë që Mali Koziusko, të mbetej sërish mali më i lartë në Australi.

Në vitet 1960, ushtria amerikane kreu një eksperiment, në të cilin 2 njerëz të patrajnuar me armët bërthamore, duhej të vizatonin skemën e ndërtimit të një arme të tillë, duke pasur qasje vetëm në dokumentet publike në dispozicion. Dhe ata në fund ia dolën.

Pasi ushtari francez Zhan Bernado, u tregua dashamirësi ndaj disa ushtarëve suedezë, ai u bë

aq popullor në Suedi, sa që suedezët vendosën ta bënin atë mbretin e tyre, kur froni mbretëror mbeti në një moment bosh, pavarësisht se ai nuk kishte qenë kurrë më parë në Suedi. Shtëpia mbretërore Bernado sundon Suedinë edhe sot e kësaj dite.

Aktori i famshëm Arnold Shvarceneger fitoi vetëm 75.000  dollarë për rolin e tij në filmin “Terminator”. Por në serinë e dytë,“Terminator 2”, 7 vite më vonë, ai fitoi plot 15 milionë dollarë.

Hulumtuesit zbuluan në një rast një mizë që llogaritej të ishte plot 507-vjeçe, kafsha më e vjetër e zbuluar ndonjëherë e gjallë. Mjerisht, ajo u vra aksidentalisht nga vetë studiuesit.

Thërrmija Higgs, njihet më shumë si “Thërmija e Zotit”, jo për shkak të rolit të saj thelbësor në Univers, por për shkak të fizikantit teorik, Leon Lederman, i cili shkroi enkas një libër për të në vitin 1993. Ai e quajti “Thërrmija Hyjnore”, pasi ishte shumë e vështirë për t’u vëzhguar.

Sëmundja seksualisht e transmetueshme e Sifilizit, kishte pseudonime të ndryshme në vende të ndryshme. Në Itali, Poloni dhe Gjermani, ajo quhej ndryshe si “sëmundja franceze”. Në Holandë njihej si “sëmundja spanjolle”, në Rusi si “sëmundja polake”. Ndërkohë turqit e quanin atë “sëmundja e të krishterëve”.

Në vitet 1946-1948, më shumë se 700 qytetarë nga Guatemala, shtet në Amerikën Qëndrore, u infektuan qëllimisht nga mjekët amerikanë për të studiuar efektet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. SHBA-ja nuk e pranoi zyrtarisht studimin deri në vitin 2010, kur dhe u kërkoi ndjesë viktimave.

Dr. Injac Filip Semelveis, reduktoi nga 12 në 2 për qind shkallën e vdekshmërisë tek fëmijët, pasi këmbënguli që mjekët të lanin duart, kur kalonin nga trajtimi i kufomave, tek lindja e fëmijëve.

Ramon Artagevejtia, i mbijetoi zjarrit dhe fundosjes së një anijeje në vitin 1871, një ngjarje që e tronditi shumë emocionalisht. Vetëm 41 vjet më vonë, ai ishte më në fund i aftë të mundte frikën e tij, duke vendosur të udhëtonte sërish në det. Mjerisht qëlloi në anijen e gabuar, Titanik, që do të mbytej që në udhëtimin e saj të parë zyrtar.

Nëse një patë sëmuret ose plagoset gjatë fluturimit, një çift patash të tjera mund të prishin rreshtin e udhëtimit. Ato qëndrojnë pas për ta ndihmuar dhe mbrojtur atë. Patat do të përpiqen të qëndrojnë pranë patës me aftësi të kufizuara, derisa sa ajo të ngordhë ose të jetë në gjendje të fluturojë sërish.

Në vitet 1920 dhe 30, kompania amerikane “Procter & dhe Gamble” (e njohur fillimisht si prodhuese e sapunëve dhe qirinjve), sponsorizoi prodhimin e disa radiodramatizimeve. Ato seriale u bënë të njohura si “soap opera”.

Dezertori i KGB-së Anatoli Golicin, pretendoi në vitin 1984 se Bashkimi Sovjetik do të shembej qëllimisht vetë, për të vënë në “gjumë” Perëndimin e vetëkënaqur.

 

Leave a Reply

Back to top button