Horizonti.al

Pse thuhet se thyerja e një pasqyre ndjell fatin e keq?

Në kohët parahistorike, njeriu që shihte reflektimin e vet në ujin e një liqeni apo një pellgu, mund të ketë menduar se bëhej fjalë për një tjetër vete. Rrjedhimisht, çdo shqetësim i lidhur me reflektimin mund të nënkuptonte rrezik për shëndetin e vet. Para shpikjes së pasqyrës, besohej se çdo sipërfaqe reflektuese ishte e pajisur me veti fantastike dhe magjike.

Ky besim u përforcua me ardhjen e pasqyrës:duke parë imazhin e tij të shtrembëruar dhe të ndarë në fragmente në një pasqyre të thyer, u bë më e lehtë të besohej tek pasojat e mundshme negative. Ishin romakët e lashtë ata që vendosën se një pasqyrë e thyer do të shkaktonte 7 vite fatkeqësi:në fakt asokohe ekzistonte një besim se jeta ripërtërihet çdo 7 vjet. Përderisa një pasqyrë e thyer do të thoshte se edhe shëndeti ishte i tillë, u arrit në përfundimin se do të duhej të kalonin 7 vjet, para se shëndeti i personit në fjalë të kthehej si më parë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button