Horizonti.al

Pse ylli i Edisonit shkaktoi aq shumë panik në Shtetet e Bashkuara?

Raste të tmerrshme të iluzioneve masive

Screen Shot 2016-08-24 at 14.44.05

Ndërmjet muajve mars-prill të vitit 1897, një panik i çuditshëm kaploi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mijëra njerëz raportuan se kishin parë atë që ata filluan ta quajnë “Ylli i Edisonit”, një aparat gjigand që mendohej se qe krijuar nga Tomas Edisoni, në një përpjekje të tij për të reflektuar dritën nga bregdeti lindor në atë perëndimor. Të tjerë mendonin se ai ishte duke u përgatitur projektin i tij më të madh deri në atë kohë – një llambë ndriçuese gjigante, që ishte e aftë të ndriçonte të gjithë vendin.

Sigurisht asnjëra nuk ishte e vërtetë, por kjo nuk pengoi shfaqejen e mijëra sinjalizuesves në të gjithë vendin. Banorët e Portlendit në shtetin e Meinit, folën për “balona elektrike” që kishin qëndruar mbi qytetin e tyre për ditë me rradhë, dhe një mori dëshmish të tjera erdhën nga Sent Pol në Minesota. Thashethemet kishin nisur me një nga eksperimentet e Edisonit në “Menlo Park”, ku ai dërgoi balona në qiell, si pjesë e punës me telegrafin pa tel. Për të patur rezultate më të mira gjatë natës, ai u bashkangjiti balonave nga një dritë, dhe imagjinata kombëtare bëri pjesën tjetër. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button