Horizonti.al

Pse zërat e fuqishëm janë më joshës

screen-shot-2016-09-29-at-15-29-47Një studim hedh dritë mbi evoluiminin e shumëllojshmërisë akustike në të gjithë gjitarët. Disa lloje gjitarësh në tokë, meshkuj, janë të aftë ta zmadhojnë tingullin vokal për të tërhequr një partner të mundshëm. Kështu, njeriu nuk është kafsha e vetme tek i cili evolucioni ka ndikuar në mashkullorizimin e zërit. Sipas një studimi të  publikuar në revistën “Nature Communications”, luanët, elefantët afrikanë dhe drerët e kuq kanë zhvilluar karakteristika fizike që u lejojnë të ndryshojnë tonin dhe frekuencën e sinjaleve vokale që trupi i tyre të duket më i madh, për të tërhequr partnere të mundshme seksuale dhe për të dekurajuar rivalët. Ky është treguesi i parë që përzgjedhja seksuale ndikon në zërat e gjitarëve. Hulumtuesit e Universitetit të Dublinit, Irlandë dhe Sussex-it në Angli anlizuan zërin e 72 specieve gjitarësh në tokë (luanë, shimpaze dhe njerëz) dhe arritën në rezultatin se ata që konsideroheshin më tërheqës nga femrat, kishin zëra të thellë. Disa kafshë kanë zhvilluar përshtatje fizike që u lejon të realizojnë tinguj vokalë me frekuencë të ulët, më specifikisht vetëm gjitarët me një përmasë trupore të konsiderueshme mund ta bëjnë, duke i bërë të vetëdijshëm ata që një masë trupore më e madhe tërheq femrat. Ekspertët besojnë se ky presion mbi masën trupore për të dekurajuar rivalët dhe tërhequr femrat është një faktor kyç që ka nxitur në evoluimin e tipareve fizike në disa gjitarë meshkuj, duke ua dhënë mundësinë ta rrisin përmasën përmes sinjaleve vokale. Zmadhimi i vokalit nuk ndodh tek speciet ku përzgjedhja seksuale bazohet në aftësinë e spermës. Gjithashtu dimë se në specie të tjera meshkujt për shëmbull janë të aftë të shfaqin ngjyra më të theksuara, bishta më të gjatë ose kërcime egzotike joshjeje. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button