Psikologji

Psikologët këshillojnë 10 mënyra se si ta zbehësh ndjenjën që ke për dikë, me të cilin nuk mund të jesh

“Është e vështirë të pranosh se ke rënë në dashuri me dikë që s’mund të jetë yti”. – Anonim
Pothuajse gjithkush e ka kaluar një eksperiencë të tillë: kemi rënë në dashuri me dikë që nuk mund ta kishim. Ky person mund të jetë miku ynë, partneri i dikujt që njohim, kolegu i punës, ose dikush që jeton shumë larg vendit tonë. Një eksperiencë e tillë është e dhimbshme dhe të gjithë e kemi pyetur veten se si ta kalojmë diçka të tillë. Për fat të mirë, të gjithë e kemi mundësinë ta kalojmë dhimbjen me pozitivitet dhe ta harrojmë atë që kemi dashur dikur. Këto janë 10 mënyra që psikologët na japin si këshilla për ta përballuar dhimbjen e të dashurit të një personi që nuk mund ta kemi:

  1. Shijoje kohën që kalon me të.

Gjatë kohës që je me të, mos e mendo shumë pjesën se sa shumë do të rrish pranë tij. Përqëndrohu tek koha që kalon me të dhe shijoje atë kohë në çdo sekondë. Në këtë mënyrë do të arrish të krijosh kujtime më të bukura, edhe nëse largohesh përfundimisht nga ai person.

  1. Fillo diçka të re që të pëlqen.

Kur ke rënë në dashuri me dikë që nuk mund të jetë yti, është e vështirë të përqëndrohesh tek diçka tjetër. Mirëpo, duhet ta bësh diçka të tillë. Duke gjetur diçka që pëlqen dhe duke e praktikuar atë gjë, do ta kesh më të lehtë ta harrosh atë person që do dhe të ecësh përpara me jetën tënde.

  1. Mbroji ndjenjat e tua.

Të ruash shoqërinë me një person të tillë, është plotësisht e mundur. Ti mund të jesh aty sa herë që ai të ketë nevojë, por duhet edhe ta kuptosh nëse diçka po shkon përtej asaj që mund të përballosh. Nëse e ke të vështirë të dëgjosh për problemet që ai person mund të ketë në marrëdhënien e vetë, është shumë normale të vendosësh kufij. Ji përherë gati për t’i ndihmuar, por përkujdesu edhe për veten tënde.

  1. Qëndro në një ambient mbështetës.

Duke e rrethuar veten me miq të mirë, ke më shumë mundësi për të mos u ndjerë vetëm. Nëse ke rënë në dashuri me ndonjë nga miqtë e tu, atëherë kërko miq të rinj mbështetës dhe mirëkuptues, në mënyrë që të kesh përherë dikë me të cilin të flasësh për ndjenjat e tua.

  1. Mëso t’i ndash gjërat.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të harruar dikë që do, por që nuk mund ta kesh. Në mënyrë që ta zbehësh disi dashurinë që ndjen për të, përpiqu ta shijosh kohën që kalon me të, por ta largosh nga mendja gjatë kohës që nuk je me të. Bëj çdo gjë tjetër që kur je larg atij personi, të mos e mendosh më.

  1. Kufizoje kohën që kalon me të për t’u ndjerë më mirë.

Ndonjëherë zemra vazhdon të rrahë për dikë, edhe kur ne e bindim veten se nuk mund ta duam më atë person. Në këtë rast, është e rëndësishme ta ndalojmë zemrën të komandojë mendjen tonë. Nëse je duke kaluar në dhimbje, sepse dikush nuk po ta kthen dashurinë që ti i jep, është koha ta kufizosh kohën që kalon me të. Hidhe ndjenjën që ke për të pas krahëve. Duke mbajtur komunikim të hapur me të, sado “miq të mirë” të jeni, do të mbash gjallë edhe shpresat për një marrëdhënieje të mundshme midis jush. Ky hap mund të duket tepër i vështirë në fillim, por do ta kuptoni se është mjaft i rëndësishëm për t’u zbatuar, sepse sa herë jeni bashkë, do të ndjesh se sa shumë e do atë. Ndaj, larg syve, larg zemrës.

  1. Njih njerëz të rinj.

Mënyra më e mirë për të harruar dikë, është të njohësh njerëz të rinj. Është mirë të mos i krahasosh njerëzit e rinj që njeh, me atë që do, por që s’mund ta kesh. Kjo gjë jo vetëm do të bëjë ty të ndihesh keq, por do ta nxisë personin që po njeh, të ndryshojë për t’u pranuar prej teje dhe kjo gjë nuk është normale.

  1. Shkruaji ndjenjat e tua.

Me zhvillimin e rrjeteve sociale të gjithë e kanë më të lehtë të shpërndajnë postime lidhur me mënyrën si ndihen dhe të lexojnë komentet e miqve të tyre. Kjo gjë mund të bëjë të ndihesh mirë në atë moment, por nuk të ndihmon aq shumë në menaxhimin e emocioneve të tua. Në vend që t’i shpërndash ndjenjat, shkruaji ato diku, në një letër, ose në një dokument ëord-i në kompjuter. Të shprehësh ndjenjat në mënyrë të sinqertë, duke e ditur se askush nuk do t’i shohë ato, do të ndihmojë t’i kalosh më lehtë ato ndjenja.

  1. Kushtoji pak kohë edhe vetmisë.

Me siguri në vetmi mendon për atë person, por duhet ta bësh edhe diçka të tillë. Nëse përditë qëndron rreth gjysmë orë duke u menduar rreth dashurisë tënde për atë person dhe faktit që dashuria nuk të është kthyer mbrapsht, atëherë me kalimin e kohës do e kesh më të lehtë të mos trishtohesh aq shumë për të.

  1. Thuaji atij/asaj se si ndihesh.

Duke ia shprehur ndjenjat personit në fjalë, do ta kesh më të lehtë të ecësh përpara në jetë. Mos prit gjë prej tyre, sepse kjo do të sjellë më shumë plagë në zemrën tënde. Përkundrazi, ji i/e sinqertë me mënyrën se si ndihesh dhe se si të ka bërë të ndihesh situata mes jush. Ata kanë nevojë ta dinë se si ndihesh për ta, po aq sa ke nevojë ti t’i thuash se si ndihesh për ta. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button