Psikologji

Psikologët tregojnë se për çfarë frikësohen më tepër fëmijët, në varësi të moshës së tyre

Nuk jemi vetëm ne të rriturit që ndeshemi me shqetësimet dhe frikërat, edhe fëmijët janë po ashtu. Psikologët thonë se shqetësimet e tyre ndryshojnë në varësi të moshës, apo stadit të zhvillimit. Prindërit mund ta vënë re më mirë se një fëmijë i tyre mund të jetë më i qetë, ndërsa tjetri më në ankth. Disa janë qaramanë, disa të tjerë jo. Por për çfarë shqetësohen më tepër fëmijët? Më poshtë keni të listuara arsyet e frikërave dhe shqetësimeve të tyre, në varësi të grupmoshave përkatëse.

0-2 vjeç

Fëmijët nga 0 deri në 2 vjeç kanë frikë nga të ndenjurit vetëm, pa prindërit pranë, nga zhurmat e larta, si dhe nga nxitja “e ashpër” prej të tjerëve përreth për të ruajtur ekuilibrin ndërsa hedhin hapat e para.

3-5 vjeç

Fëmijët e kësaj grupmoshe kanë frikë nga të ndenjurit vetëm në errësirë, si dhe nga njerëzit me veshje të errëta. Nëse lihen në një mjedis të errët, ata do të qanin e do të bërtisnin papushim, derisa prindërit të vinin pranë tyre.

6-11 vjeç

Fëmijët ndërmjet 6 dhe 11 vjeç kanë frikë nga të ndenjurit vetëm në shtëpi. Ata shqetësohen tejmase nga refuzimi i të tjerëve përreth tyre, si dhe nga diçka e keqe që mund të jetë duke i ndodhur personave që kanë rëndësi në jetën e tyre.

Adoleshentët (12 vjeçarë e më sipër)

Frikërat dhe shqetësimet në këtë grupmoshë janë disi më komplekse. Adoleshentët shqetësohen për imazhin e tyre, për performancën apo rezultatet në shkollë, si dhe për t’u hapur me prindërit. E kanë tepër të vështirë të flasin me prindërit për problemet që kanë dhe kjo gjë shpesh bëhet burim konflikti mes të dyja palëve. Gjëja më e mirë që mund të bëjnë prindërit në këto raste, është të flasin me qetësi me fëmijën e tyre adoleshent dhe t’u tregojnë se do të jenë aty për ta, sa herë që ata të kenë nevojë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button