Enciklopedike

PSIKOLOGJI / Zhdukja e mundshme e iluzioneve tona

Screen Shot 2015-07-19 at 22.58.18Seria: Ja si na i ushqen kultura, të gjithë iluzionet tona. Të mirët dhe të dëmshmit

Në shoqëritë perëndimore, ne jemi shpesh të bindur se qasja jonë shkencore ndaj sëmundjeve mendore na bën më të sofistikuar, sesa praktikuesit e shëndetit mendor në kulturat dhe kohët e tjera. Kjo arrogancë, na çon t’i shohim trajtimet e mëhershme, me një përzierje mes talljes dhe trishtimit. Ne tashme kemi Shoqatën Amerikane të Diagnostikimit dhe Statistikës Manuale, e njohur ndryshe si “Bibla e psikiatrisë”.

Ajo rreshton simptomat e çrregullimeve, që konsiderohen të jetë sëmundje psikike në SHBA. Pra, në një farë mënyre, ajo përcakton se cilat janë pikëpamjet e shoqërsisë tone, mbi sjelljet normale dhe jo normale, dhe  cila prej tyre mund të na lejojë të bredhim të lire, dhe çfarë mund të na vendosë nën një mjekim intensiv apo edhe të na mbyllë në çmendinë.

Megjithatë, shoqata nuk është aq objektive, sa do të donim ne të besonim. Psikiatri amerikan Daniel Karlat, shpjegon se kolegët e tij kanë marrë shuma të mëdha parash nga kompanitë e ilaçeve për shumë vite, për shkak se “diagnozat tona janë subjektive dhe se kemi pak arsye racionale për zgjedhjen e një ilaçi ndaj një tjetri”.

Karlat gjithashtu tha se harxhon 80 përqind të kohës në përshkrimin e ilaçit që jep, sesa flet për terapinë, kështu që ai vetëm përshkruan efektet e barnave. ”Pacientët i shohin shpesh psikiatrit si magjistarët e neurotransmetuesve, të cilët mund të zgjedhin vetëm barnat e duhura për çfarëdolloj çekuilibri kimik që mund të bëhet fjalë. Ky konceptim i ekzagjeruar i aftësive tona, është inkurajuar nga kompanitë farmaceutike, vetë psikiatrit, si dhe nga shpresat e kuptueshme e pacientëve tanë për shërim”.

Psikiatrit pyesin pacientet rreth simptomave të tyre, për të parë nëse ato përputhen me ndonjë nga kushtet e shoqatës në fjalë. Sa më shumë takime, aq më shumë ilaçe që rekomandohen. Kjo është një mënyrë e etiketimit të pacientëve, që na bën të ndjehemi kujdesur për ta, dhe prodhuar para për komunitetin mjekësor.

Por sipas Karlat, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai ka ndonjë ide se çfarë është duke bërë. Nëse kjo është mënyra sesi kultura jonë i përcakton iluzionet, ne vetëm mund të shpresojmë se ata do të zhduken më shpejt dhe jo kur të jetë tepër vonë. Kjo ndërkaq ngre pyetjen, sesi gjeneratat e ardhshme do t’i shohin iluzionet tona dhe mjekët që i trajtojnë ato./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button