Horizonti.al

Puna e Rosalind Franklin, që u dha 4 shkencëtarëve të tjerë 2 çmime Nobel

E vetmja gjë e qartë në rastin e Rosalind Franklin është se nuk i është mohuar çmimi Nobel për diskrimin gjinor. Ajo vdiq në vitin 1958, 4 vite më parë se akademia suedeze të vlerësonte me këtë çmim kolegun Maurice Wilkins dhe rivalët e saj James Watson dhe Francis Crick për zbulimin e strukturës molekulare të ADN-së. Nobeli nuk jepet pas vdekjes. Kur Franklin vdiq në moshën 37 vjeçare, iu njoh merita e kërkimeve mbi strukturën e karbonit dhe të viruseve, por në nekrologjinë e saj nuk u përmend asgjë për ADN-në ( që ndihmoi në deshifrimin në vitin 1953), nuk u konsiderua plotësisht e provuar, nuk iu njoh as edhe rëndësia biologjike e asaj që sot konsiderohet “molekula e jetës”. Ne nuk e dimë nëse Rosalind Franklin do të merrte çmimin Nobel për mjeksinë në vitin 1962, por ajo që është e padrejtë është se as Watson, as Crick dhe as Wilkins nuk e përmendën në fjalimet e tyre të pranimit të çmimit, për faktin që imazhi i shpërbërjes së rrezeve X e kapur nga Franklin, ajo që quhet fotografia 51, u dha atyre një pistë kyçe mbi strukturën e helikës së dyfishtë të ADN-së.

Vite më vonë në një biografi me titull “Helika e dyfishtë” (1968), Watson-i filloi të njihte kontributin e Franklinit në zbulimin e tij, edhe pse e bëri përmes komenteve negative rreth saj. Ishte një rast i seksizmit, me intensitet garues, përplasje personalitetesh mes Watson-it dhe Franklinit ose antisemitizëm i nënkuptuar (ishte çifute). Është diskutuar nëse kontributi i saj meritonte ta merrte atë çmim, por ajo që është akoma edhe më e panjohur është se ajo meritonte edhe një çmim të dytë: Nobelin në kimi në vitin 1982 dhënë dishepullit të saj, Aaron Klug për zhvillimin e metodave kristalografike për të deshifruar strukturën komplekse proteinike të acideve nukleike. Nëse ajo do të kishte jetuar mjaftueshëm, do ta merrnin të dy këtë çmim në kimi që e nisi Franklin dhe e përfundoi Klug. Megjithatë ajo vdiq shumë e re nga kanceri në vezore, ndoshta i shkaktuar nga puna pa mbrojtëse kundër rrezeve X që na treguan sekretin e jetës dhe që dëmtuan ADN e vet dhe shkaktuan kancer. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button