Horizonti.al

Punët e pista të CIA-s: Kush e vrau Nik Dikun?

Screen Shot 2015-11-01 at 08.15.04

Agjensia amerikane e inteligjencës CIA u themelua në vitin 1947, dhe u ngarkua me kryerjen e punëve të zbulimit jashtë Shteteve të Bashkuara. Por agjencia devijoi shumë shpejt nga qëllimi i saj fillestar, duke kryer grushte shteti, vrasje, dhe aktivitete të tjera të rënda në mbarë botën. Dhe, ndërsa pjesa dërrmuese e historisë së ndyrë të CIA-s u publikua në vitet ’70 nga Komiteti i Kishës, shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje, lidhur me anën e errët të “Kompanisë”.

Kush e vrau Nik Dikun?

Edhe pse një financier i thjeshtë, Nikolas Dik ishte një burrë me mjaft karakter. Një aristokrat në mërgim nga Transilvania, ai iu bashkua ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe shumë shpejt u bë pjesë e Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS), paraardhëse e CIA-s. Në atë detyrë, ai kishte planifikoi sulmet e aleatëve mbi fushat rumune të naftës dhe trajnoi guerilasit në Birmani, ku ai pranoi shpatën e samurait të një komandantit japonez, në përfundim të luftës.

Në vitin 1947, Dik filloi biznesin e shitjes së luleve në Hauai, i cila u shndërrua shpejt në një gjenerator të madh të ardhurash për botën e financave. “Dik dhe Co” u bë shumë shpejt tregtari më i madh në botë i metaleve të çmuara dhe këmbimit valutor. (Dega e çmuar metalike njihet sot si Goldline, ndërsa pjesa tjetër e biznesit u bë dega e këmbimit valutor ‘Tomas Kuk’).

Një liberal i patundur, Dik paraqitej rregullisht në krah personazheve të njohur të politikës dhe financës si Ron Pol dhe Alen Grispin. Si president i organizatës veteranëve të OSS, ai ishte mik i ngushtë i Xhejms Jesus Engelltonit dhe drejtorit të ardhshëm të CIA-s Bill Kejsit. Por në realitet, Dik nuk kishte dalë asnjëherë tërësisht në pension nga spiunazhi. Rritja e spikatur e kompanisë së tij u financua në fakt nga CIA, që kishte nevojë për një mënyrë të pagjurmueshme për qarkullimin e parave në gjithë botën.

Një kompani e këmbimit valutor ishte e përsosur, dhe Dik nuk zhgënjeu, duke e qarkulluar valutën e huaj për operacionet sekrete nëpër botë. Në vitin 1953, ai kontrabandoi 1 milionë dollarë në Iran, për të financuar rrëzimin e kryeministrit Muhamed Mosadeg, dhe më vonë kreu operacione të ngjashme në Guatemala dhe Kongo.

Është thënë madje se ishte ai që e paralajmëroi CIA-n, se kinezët po planifikonin në vitin 1962 pushtimin e Indisë, kur ata porositën shuma të mëdha në valutë indiane, nëpërmjet zyrës së tij Hong Kong. Një shembull se si vepronte firma e Dik, erdhi gjatë skandalit korruptiv që përfshiu kompaninë e mirënjohur të prodhimit të avioneve “Lockheed”, në të cilin kontraktuesi i mbrojtjes korruptoi politikanët japonezë për të favorizuar avionët e tyre, për linjën ajrore shtetërore dhe kontratat e tjera të qeverisë.

“Lockheed” ishte marrë vesh me Dik për të kontrabanduar miliona dollarë për një bos të mafias japoneze Jakuza (njëherazi kriminel lufte) i quajtur Joshio Kodama, i cili i shpërndau ato në Japoni. Dik i kontrabandoi paratë në atë vend në arkat me portokalle, të modifikuara nga një prift i ç’kishëruar.

Kur skandali shpërtheu, kryeministri japonez u arrestua, dhe një yll i çmendur i pornografisë ua lëshua me aeroplan mbi shtëpinë e Kodamas, në shenjë hakmarrje për nëpërkëmbjen e nderit të Japonisë. Dik ia hodhi pa asnjë pasojë.

Por reputacioni i tij u diskretitua në vitin 1980, kur Departamenti i Drejtësisë e akuzoi për pastrim të miliona dollarëve, për llogari të karteleve kolumbiane të drogës, ku e kishin infiltruar vetë CIA. Një kontroll mbi operacionet e tij bankare, zbuloi pjesën më të madhe të rezervave monetare dhe tërboi të gjithë, nga kartelet deri te triadat e Makaut, të cilët ndjenë se kishte humbur paratë e tyre.

Menjëherë pas deklarimit të falimentimit, Dik u qëllua për vdekje në zyrën e tij në Wall Street, nga një grua e pastrehë me emrin Lois Lang. Zyrtarisht, u tha se Lang kishte vepruar e vetme, e nxitur nga një besim i çmendur se Dik i kishte borxh paratë e saj. Megjithatë, shumë prej atyre që e pranuan atë shpjegim patën probleme, me ekonomistin kanadez R.T.Naylor që vërejti se Deak ishte “qëlluar nga një prej atyre që bëjnë për politikën amerikane, atë që sulmet në zemër u shkaktojnë burgjeve italiane”.

Ndërkohë Arkadi Kulman, që e pasoi Dik si drejtues i “Deak dhe Co”, tha se hetuesit e tij gjetën dëshmi se Lang ishte takuar me dy mafiozë argjentinas në Majemi, pak para se të blinte një armë dhe një biletë autobusi për në Nju Jork. Kur Kulman shkoi në Makau pas vdekjes së Dik, ai i gjeti zyrat bosh dhe të mbushura me letra. Në një sirtar tavolinë, zbuloi një foto të Dik të plagosur për vdekje, në katin e zyrës së tij. Mesa duket ajo foto e shkrepur nga Lang, nuk ishte publikuar kurrë nga autoritetet. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button