Analiza

Putin: Hillary Clinton është një grua e dobët

Russia APECPresidenti rus, Vladimir Putin kishte zgjedhur disa fjalë të rënda këtë javë për Hillary Clintonin, gjatë një interviste ku e quajti ish Sekretaren e Shtetit një person “të dobët, e cila nuk ka qenë asnjëherë e hijshme në deklaratat e saj”.

Komentet e Putinit erdhën pas pyetjeve të gazetarëve francezë në lidhje me deklaratat e Clintonit, e cila ka përsëritur vazhdimisht këtë vit se e krahason agresionin e liderit rus në Ukrainë me taktikat e Adolf Hitlerit në vitet 1930.

“Eshtë më mirë të mos debatosh me gratë”, tha Putini. “Por zonja Clinton nuk ka qenë asnjëherë e hijshme në deklaratat e saj. Sidoqoftë, ne pas deklaratave të saj jemi takuar gjithmonë dhe kemi patur biseda të ngrohta në aktivitete të ndryshëm ndërkombëtarë. Mendoj që edhe në këtë rast mund të mbërrijmë në një dakordësi. Kur njerëzit i kalojnë kufijtë, nuk e bëjnë sepse janë të fortë, por sepse janë të dobët. Por ndoshta dobësia nuk është cilësia më e keqe e një gruaje”.

Intervista është zhvilluar në 3 qershor në Sochi. Clinton, një kandidate e mundshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 nuk ka qenë personi i vetëm që e ka krahasuar Putinin me Hitlerin. Ndërkohë, edhe Putini nuk ka mbetur pas. Muajin që kaloi, ai akuzoi Princin e Anglisë Karlin për sjellje jombretërore dhe të papranueshme, pasi Princi e kishte krahasuar atë me diktatorin nazist.

Leave a Reply

Back to top button