Analiza

Putin: Do pushtoj Poloninë, Rumaninë dhe vendet Balltike

putin gunPresidenti Rus Vladimir Putin ka kërcënuar gjatë një bisede private se do të pushtojë Poloninë, Rumaninë dhe Shtetet Baltike. Kërcënimi, sipas të përditshmeve gjermane është bërë gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas Petro Poroshenko. Putin mësohet t’i ketë thënë Poroshenkos se nëse dëshironte “trupat rusë mund të pushtonin Rigën, Vilniusin, Tallinin, Varshavën dhe Bukureshtin në më pak se dy ditë.” Nëse një deklaratë e tillë është e vërtetë, kjo është hera e parë që Putin kërcënon të pushtojë një shtet anëtar të NATO -s ose të Bashkimit Europian. Çdo kërcënim ndaj Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Estonisë dhe Rumanisë patjetër do të shkaktonte alarm tek udhëheqësit perëndimorë. Nëse një gjë e tillë do të bëhej realitet, atëherë gjithë Europa do të ishte automatikisht në luftë me Rusinë, duke qenë se Artikulli i Pestë i Aktit Themeltar të Aleancës thotë shprehimisht se “një sulm mbi një anëtar është një sulm kundër të gjithëve.” A mos është kjo Lufta e Tretë Botërore për të cilën Papa Françesku po flet prej disa javësh?

Leave a Reply

Back to top button