Analiza

Putini do bëjë mirë “ta mbyllë” rubinetin e gazit

Thomas L. Friedman

Trans-Alaska Pipeline - Atigun PassPra, lajmi më i fundit është që Presidenti Vladimir Putin i Rusisë ka kërcënuar të ndërpresë furnizimin me gaz për Ukrainën, nëse Kievi nuk paguan faturën që i ka kaluar afati tashmë, dhe, meqë ra fjala, gazsjellësit e Ukrainës janë rruga e tranzitit për 15% të konsumit të gazit për Europën. Nëse unë i kërkoj Putinit që ta bëjë këtë që ka nisur, a më bën kjo një njeri të keq?

Sepse këtë do të doja që të ndodhte, dhe do të isha i lumtur që të subvencionoja Ukrainën në kohëra dhimbjeje. Sepse një tronditje e tillë e tregut të naftës, ndonëse porblematik në terma afatshkurtër, mund të ketë të njëjtin impakt afatgjatë që pati embargoja arabe e naftës në vitin 1973 – madje edhe më shumë. Embargo e vitit 1973 coi në vendosjen e standarteve të parë të kilometrazhit në Amerikë dhe i dha një shtysë të madhe industrive të energjisë diellore dhe të erës. Një embargo e Putinit sot do të ishte edhe më e vlefshme, sepse do të ndodhte në një kohë kur industritë e energjisë diellore, të erës, gazit natyror si dhe eficenca energjetike janë gati “për ngritje”. Kështu që, i dashur Vladimir, na bëj një nder të gjithëve, marrosu, ndërprite naftën dhe gazin për Ukrainën dhe, më mirë akoma, gjithë Europën. Embargo! Ti do të kesh një ditë fantastike, dhe pjesa tjetër e planetit do të ketë një shekull fantastik.

“Energjia e pastër është në pikën e infleksionit”, shpjegon Hal Harvey, drejtor i përgjithshëm i Energy Innovation. “Reduktimi i cmimeve në pesë vitet e fundit ka qenë spektakolar: panelet diellorë, për shembull, kanë rënë në kosto me më shumë se 80%. Po kjo tendencë po shihet, ndonëse në masë më të vogël, edhe për energjinë e erës, bateritë, ndricimin në gjendje të ngurtë, teknologjitë e reja të dritareve, të trenave, menaxhimin e rrjeteve dhe më shumë. Kjo do të thotë se energjia e pastër po hyn tashmë në qendër të skenës, dhe kjo hap shumë mundësi të reja”.

Shtëpitë e reja në Kaliforni tani përdorin tre të katërtat e energjisë që përdornin 25 vjet më parë, shton Harvey. Chevrolet, Dodge dhe Ford janë në garë për të prodhojnë kamionin më eficient – sepse klientët e tyre duan të shpenzojnë më pak për benzinë – kështu që ata po zhvillojnë motorrë të rinj dhe trupa më të lehtë të kamionëve. Teksasi ka tashmë energji të mjaftueshme ere për të furnziuar më shumë se 3 milionë shtëpi. Neë Jersey prodhon më shumë energji diellore për person se sa Kalifornia.

Dhe shikoni Opoëer, që sapo është futur në bursë. Opoëer punon me impiantet prodhues dhe konsumatorër për të ulur përdorimin e energjisë elektrike duke përdorur ekonominë e sjelljes, shpjegon Alex Laskey, bashkëthemelues i kompanisë, në zyrën e tyre në Arlington, Virginia. Ata e bëjnë duke u ofruar njerëzve komunikime të personalizuar që paraqesin me terma të thjeshtë, se si përdorimi i tyre i energjisë krahasohet me atë të fqinjëve. Sapo njerëzit e kuptojnë se ku po e cojnë dëm energjinë – dhe si krahasohen me fqinjët – shumëkush fillon të konsumojë më pak. Dhe, teksa konsumi bie, impiantet prodhues mund të përmbushin kërkesat e konsumatorëve pa ndërtuar impiante të rinj për të përballuar momentet e pikut disa ditë në vit. Të gjithë fitojnë. Opoëer sapo ka firmosur me Tokyo Electric Poëer Company dhe 20 milionë banesat që ajo furnizon.

Duke bërë bashkë të gjithë konsumatorët që kur u krijua në 2007, thotë Laskey, Opoëer ka shpëtuar tashmë “4 teravatë orë energji” dhe pret që shumë shpejt ky të jetë kursimi i përvitshëm. Diga Hoover prodhon afro 4 teravatë orë energji në vit. Kështu që, sapo kemi “marrë” një Digë Hoover të re – dhe falas – në Alrington, Virginia.

Një embargo gazi nga Putini do të forconte edhe më shumë mesazhin e raportit më të fundit për klimën që publikuan Kombet e Bashkuara, përmes Panelit Ndërqeveritar për Ndrysimet Klimatikë, i cili paralajmëroi më me forcë se kurrë që lëshimet e karbonit në atmosferë të shkaktuar prej dorës së njeriut janë duke shkrirë gjithnjë e më shumë akuj, po krijojnë gjithnjë e më shumë rritje të rrezikshme të nivelit të deteve, stresojnë ekosistemet përreth globit dhe po krijojnë më shumë acidifikim të oqeaneve, një problem i madh ky për organizmat dhe ekosistemet detarë.

Shoëtime në SHBA ka nisur të transmetojë një dokumentar me nëntë seri “Years of living dangerously”, që flet se si streset prej mjedisit dhe klimës ndikojnë tek njerëzit. Në episodet e parë shfaqet Harrison Ford që përballet me zyrtarë indonezianë në lidhje me shpyllëzimin që po ndodh në një prej parqeve të tyre kombëtarë, Don Cheadle që ndjek evangjelistët në Teksas që u duhet të përpiqen me tensionin mes besimit të tyre dhe asaj që po i ndodh mjedisit, si dhe unë, që eksploroj se si thatësira e zgjatur në Siri ka kontribuar për kryengritjet atje. Episodi i nëntë është një intervistë me Presidentin Obama për cështje të klimës dhe mjedisit.

Pyetja Harrison Fordin nëse ky dokumentar e bëri të ndihet që ndoshta është shumë vonë. “Nuk është shumë vonë. Nuk mund të jetë shumë vonë”, më tha. “A është shumë vonë t’u mësojmë fëmijëve tanë dallimin mes të mirës dhe të keqes? Nëse nuk jemi gati të ndreqim dicka që po ndodh nën hundën tonë, si mund të presim që fëmijët tanë të bëjnë dicka për të?” Mos harro, shtoi ai, “natyra do të jetë në rregull edhe pa ne. Natyra nuk ka nevojë për njerëzit. Njerëzit kanë nevojë për natyrën. Prandaj nuk mund të shpëtojmë vetveten, pa shpëtuar natyrën”. Fordi ka të drejtë. Mund t’ia dalim. Vetëm pak lidership tani nga Amerika – apo pak frikë nga Putini – do të bënin një ndryshim të madh.

Leave a Reply

Back to top button