Pak orë përpara samitit në Minsk që mund të vendosë fatin e Europës Lindore për një brez të tërë, Vladimir Putini kishte një dhuratë për presidentin e Egjiptit: një kallashnikov.
Një fotografi e pushkës, me pjesën e drunjtë dhe kutinë shoqëruese, bashkë me presidentin e buzëqeshur El-Sisi u postua në faqen e internetit të agjencisë shtetërore të lajmeve, MENA.
Rusia dhe Egjipti firmosën vitin që kaloi një marrëveshje paraprake për shitje armësh në vlerën 3.5 miliardë dollarë, duke përfshirë armë të vogla, artileri dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Dhurata u bë gjatë vizitës dy ditore në vendin me popullsi më të lartë të botës arabe. Putini është një prej mbështetësve më të mëdhenj joarabë të El Sisit, i cili është gjendur nën kritika të forta nga SHBA për shtypjen që u ka bërë disidentëve që nga koah e rrëzimit të liderit islamik Mohammed Mursi në vitin 2013.
Putini pritet të udhëtojë në Minsk të Bjellorusisë nesër për bisedimet që do të synojnë arritjen en jë marrëveshjeje. Presidenti rus do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës. Sot, një ditë para samitit, një grup kontakti me zyrtarë nga Rusia, OSCE, si dhe separatistët prorusë kanë nisur takimin në Minsk.
Bota.al