Analiza

Putini tenton të ngrijë konfliktin në Ukrainë

Screen Shot 2015-05-19 at 09.12.47

Nga Leonid Bershidsky, “Bloomberg View”

Nuk kemi dëgjuar shumë mbi separatistët në Ukrainën Lindore kohët e fundit, por javës që shkoi u paraqitën propozime për statusin afatgjatë të këtyre rajoneve. Këto propozime, janë kryesisht në përputhje me planin e paqes në Minsk në muajin shkurt, por të formuluara në mënyrë të tillë, që të refuzohen nga qeveria e Ukrainës, si një mënyrë për të prodhuar një zonë të përhershme konflikti të ngrirë, e ngjashme me zonat që kontrollon aktualisht Moska në Gjeorgji.

Separatistët i publikuan propozimet e tyre në faqen e internetit “Donetsk News Agency”, ku ata shpesh postojnë deklaratat e tyre zyrtare. Dokumenti sugjeron ndryshime në kushtetutën e Ukrainës, dhe një tjetër përshkruan një projektligj, mbi zgjedhjet që duhen mbajtur për zonat rebele. Të dyja dokumentet kanë “shenjat e gishtërinjve” të Moskës; ato demonstrojnë një dinakëri avokatësh, që rebelët vetë nuk do të ishin të aftë të shfaqnin dot kurrë.

Ngecja në Ukrainë

Duke i gjykuar të dy dokumentet, del se qëllimi i presidentit Vladimir Putin, është që udhëheqësit ukrainas në Kiev t’i refuzojnë propozimet. Atëherë ai do të jetë në gjendje të thotë se Ukraina ka thyer kushtet e saj politikes dhe ka hequr dorë nga lëshimi i saj kryesor – që do të mundësonte rikthimin e kontrollin të kufirit juglindor në duart e qeverisë qëndrore, deri në fund të këtij viti.

Në shikim të parë, dokumentet e separatistëve duket premtuese. Në një dallim të mprehtë me praktikat e mëparshme, ato nuk përmendin më “republikat popullore’ të Donjeckut dhe Luganskut. Në vend të kësaj, territori quhet “një rajon i ndarë, me një status të veçantë”.

Megjithëse separatistët nuk e patën pranuar më herët, marrëveshja e Minskut specifikon se territori i tyre duhet të mbetet pjesë e Ukrainës.

Ajo gjithashtu kërkon, që gjykatësit dhe prokurorët të emërohen nga Kievi. Pra, në qoftë se rebelët pretëndojnë të jenë pala konstruktive, ata s’mund të shprehen ndryshe në propozimet e tyre. Gjithësesi, rebelët pretendojnë të drejtën e tyre (e rrëzuar në marrëveshjen e Minskut) për të ngritur një “milici të popullit” me komandantë lokalë, duke e lejuar ushtrinë e tanishme të kryengritësve të mbajë armët e saj, dhe tek e fundit kontrollin mbi zonën.

Propozimet gjithashtu, përmbajnë kërkesa që thjesht nuk janë përmendur në Minsk. Këto përfshijnë komisionet zgjedhore të kontrolluara në nivel lokal, kontrollet fiskale mbi bizneset vendore që do t’i mundësonte “rajonit të veçantë” të balanconte buxhetin e tij, një përjashtim nga neni i kushtetutës ukrainase, që thotë se rajonet e vendit drejtohen nga qeveritarët e emëruar nga Kievi, dhe ndarjen e pushtetit ndërmjet qeverisë qendrore dhe këshillave vendorë.

Përveç kësaj, ekziston një kërkesë që Ukraina të rikthejë në fuqi një ligj që kërkon mosrreshtimin ushtarak të vendit, e cila u shfuqizua nga presidenti i ri  Petro Poroshenko. Kjo do të parandalonte, që Ukraina të aplikojë për t’u anëtarësuar në NATO. Asnjë prej këtyre kërkesave, nuk shkelin drejtpërdrejti marrëveshjen e armëpushimit.

Propozimi i vetëm që e bën këtë, është një listë e qytetëve të “rajonit të veçantë” në projektligjin zgjedhor. Ajo përfshin:qytetin e pushtuar ukrainas të Shirokinit, pranë qytetit-port të Mariupolit; Piski, ngjitur me aeroportin e Donjeckut; dhe Debaltseve, kryqëzimi hekurudhor i pushtuar rebelët, pasi u nënshkrua marrëveshja e Minskut.

Armëpushimi, haptazi mishëron linjën e frontit të vendosur shtatorin e kaluar, për ndarjen në mes të rebelëve dhe ushtrisë ukrainase, dhe do të kalonte 3 qytete në anën e Kievit. Separatistët, ia kanë paraqitur propozimet e tyre si Komisionit Kushtetues Ukrainas, i ngarkuar për të punuar me reformën e decentralizimit, ashtu edhe grupit ndërkombëtar të kontaktit në Minsk, që mendohet se monitoron zbatimin e armëpushimit në terren.

Gjoja, rebelët dhe Rusia duan një dialog me autoritetet ukrainase. në lidhje me dokumentin. Ata e dinë, megjithatë, se kjo nuk do të ndodhë. “Ne nuk duam vërtet t’i përgjigjemi këtij provokimi të qartë nga separatistët”-tha një person në Komisionin Kushtetues për “The insider.ua”. Pa dyshim, Putin dëshiron që komisioni të refuzojë propozimet.

Kjo është arsyeja, pse separatistët gjithashtu ia paraqitiën ato grupit ndërkombëtar të kontaktit, ku diplomati francez Pier Morel ,mbikëqyr pjesën politike të marrëveshjes së Minskut. Është e rëndësishme për Putin, të bindë kundërshtarët e tij perëndimorë, se Ukraina nuk do të bëjë pjesën e saj për të sjellë një paqe të qëndrueshme.

Kjo është arsyeja, pse makina propagandistike e Putinit kapi në deklaratën e fundit të Poroshenkos, pjesën se Ukraina do të “çlirojë” aeroportin e Donjeckut, e cila është pjesë e territorit të kontrolluar nga rebelët, sipas kushteve të armëpushimit.

Putin dëshiron, që udhëheqësit perëndimorë të lodhen nga qëndrimi luftarak i Poroshenkos. Sa më shpejt që ata të tregojnë shenja të tilla lodhjeje, aq më shpejt ai mund të ngrijë situatën dhe të vazhdojë të ndërtojë lidhjet me zonat rebele, sipas modelit të zonave të tjera të konflikteve të ngrira:Transnistria në Moldavi, Abkhazia dhe Osetia e Jugut në Gjeorgji.

Është e vështirë për Ukrainën, ta sabotojë këtë skenar të Kremlinit. Gjëja e fundit që Kievi dëshiron, është të negociojë mbi kushtetutën e tij të re me Putinin dhe përkrahësit e tij në lindje të vendit. Megjithatë, refuzimi për të negociuar, nuk do t’i pëlqejë kancelares gjermane Angela Merkel apo presidentit francez, Fransua Holond, të cilët ndërmjetësuan marrëveshjen e Minskut. Merkel thuhet se ka i thënë Poroshenkos, se Putin po përgatitet të njohë “republikat popullore” në lindje të Ukrainës dhe dërguar atje një “forcë paqeruajtëse”, ashtu siç bëri me zonat e diskutueshme në Gjeorgji.

Nëse ajo e ka thënë këtë, ndoshta është përpjekur ta detyrojë Poroshenkon, të jetë më fleksibël dhe mbajtur gjallë paktin e Minskut, kështu që Putini do të jetë sërish i detyruar të dorëzojë kontrollin e kufirit deri në fund të vitit.

Një fleksibilitet i tillë, megjithatë, do të jetë politikisht i pamundur për Poroshenkon. Ai nuk ka një mandat popullor, për të krijuar një zonë autonome pro-ruse brenda Ukrainës. Përgjigja e tij, është që të përpiqet të trembë partnerët e tij perëndimore, me një sulm të ri rus – por ata do ta besojnë atë vetëm kur ta shohin.

a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button