Në përcaktimin e buxhetit për vitin e kaluar, qeveria suedeze ka kryer një gabim në llogaritje me vlerë 33.6 miliard koronave suedeze (më shumë se 3,5 miliardë euro) – një shumë që do të mbulonte shpenzimet publike në vend, për policinë dhe forcat e sigurisë, autoritetin e taksave dhe agjencinë e imigracionit, për një vit të tërë.
“Ndoshta gabimi më serioz në histori. Buxheti publik kishte marrë një rritje të të ardhurave prej 3 miliardë koronash. Pra, ka një dallim të madh mes buxhetit me shumave reale”, tha Eva Engberg, një eksperte në Autoritetin e Menaxhimit të Financave Publike, për gazetën suedeze të biznesit SVD NARINGSLIV.
Përfundimisht, megjithatë, rezultati i neglizhencës në përcaktimin e buxhetit ishte se qeveria futi në xhep pothuaj 34 miliardë korona.
Po cili ishte shkaku i atyre gabimeve në llogaritje?
“Ndoshta shumë faktorë kanë kontribuar në këtë boshllëk relativisht të madh”, thotë Gösta Brunnander, kreu i zyrës së shtypit të Magdalena Andersson, Ministrja e Financave.
Këto miliarda korona janë të lidhura me iniciativa të ndryshme të cilat në këtë pikë nuk do të realizohen, duke përfshirë fondet e premtuara për të sapoardhurit në vend (emigrantët dhe refugjatët), pacientët dhe studentët.
Nga ana tjetër, qeveria suedeze kurseu rreth 3.8 miliardë korona, sepse ditët aktuale të sëmundjeve ishin 6.3 milionë më pak se projeksionet fillestare.
Të tjerat, 3.1 miliardë korona u kursyen prej parashikimeve tepër optimiste për krijimin e vendeve të reja të punës dhe të mësimit të profesionit, gjë që nuk u materializua për mospërputhje mes kërkesës dhe ofertës së aftësive dhe për shkak se shumë njerëz kanë siguruar një vend pune, pa subvencione publike, siç raportoi SvD Näringsliv. / Bota.al