Histori

“Qimen e derrit!” E pabesueshme, sa të pafatë ishin të gjorët dinosaurë!

Vetëm 13% e sipërfaqes së tokës ndodhej mbi depozitat e hidrokarbureve, aq të pasura sa të provokonin, në rast impakti, një dimër bërthamor. Dhe asteroidi goditi mu aty

Ishte mbi të gjitha vendndodhja e goditjes së asteroidit që ra në tokë 66 milionë vjet më parë, që përcaktoi fundin e dinosaurëve. Nëse do të kishte goditur një zonë tjetër, pasojat ndoshta nuk do të ishin po aq apokaliptike.

VENDI ME I KEQ. Sipas një studimi japonez botuar në “Scientific Report”, shanset që një asteroid, edhe pse 12 km në diametër, mund të shkaktojë një zhdukje në masë ishin të ulëta, për 87% të sipërfaqes së tokës. Pjesa e mbetur prej 13% ishte vend i pasur me hidrokarbure, në sasi të tilla që një përplasje meteori do të ngrinte hirin dhe aerosolët, në gjendje të fuste planetin në një dimër atomik: gadishulli Jukatan ishte pjesë e atij të ardhur 13%-shi të vogël, fatkeq.

DIMRI I GJATE. Asteroidi i Chicxulub shkaktoi zhdukjen e zvarranikëve prehistorikë (dhe 75% të të gjitha formave të jetës në Tokë), duke shkaktuar zjarre shkatërruese që lëshuan tym dhe hi bashkë me squfur në atmosferë e sipërme. Këto bllokuan rrezet e diellit duke ftohur sipërfaqen e Tokës deri në 10° C. Në habitatin e ftohtë, të lagësht dhe pa ushqim, dinosaurët – të cilët në fakt ishin rrugës së rënies – nuk mbijetuan dot.

MINE ME SAHAT. Guri qiellor, i cili la një gropë me gjerësi 180 km dhe të thellë 20 km, goditi depozitat e hidrokarbureve si nafta, metani dhe vajguri (një përzierje e kimikateve organike). Nëse do të binte në një zonë më pak të pasur me këto substanca, ftohja atmosferike do të ishte shumë më e ulët.

LLOGARITE. Kunio Kaiho dhe Naga Oshima (Universiteti i Tohokut) llogaritën sasinë e hirit dhe sulfatit të nevojshëm për të shkaktuar një zhdukje masive si ajo e Kretakut: asteroidi duhet të kishte ngritur mes 230 dhe 2.300 milion ton hiri, dhe në fakt vetëm 13% e sipërfaqes së Tokës mund të ketë nxjerrë kaq shumë.

DUHEJ TE NDODHTE … Nuk është hera e parë që shkencëtarët theksojnë “fatin e keq” për fundin e dinosaurëve. Disa muaj më parë, një studim amerikan kishte arritur në përfundimin se nëse asteroidi do të hynte në atmosferë disa sekonda më herët ose disa sekonda më vonë, rrotullimi i tokës do të bënte që ai të binte në det, në Meksikën e sotme, me pasoja më pak dramatike. Në vitin 2014, një tjetër kërkim zbuloi se nëse guri do të kishte rënë në një epokë tjetër, diversifikimi më i madh dhe qëndrueshmëria e dinosaurëve, do të bënte që të mos zhdukeshin. / Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button