Për të shpejtuar zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit njerëz të shëndetshëm po dalin vullnetarë që të infektohen me virus dhe testimet e vaksinave të bëhen mbi ta. Kjo metodë ka tërhequr gati 1.500 vullnetarë të mundshëm, edhe pse si qasje është shumë e diskutueshme. Ideja po fiton mbështetje edhe nga politikanët amerikanë.
Përpjekja, e quajtur 1Day Sooner [1 Ditë më parë], nuk ka lidhje me grupe apo kompani që zhvillojnë ose financojnë vaksina kundër koronavirusit. Por bashkëthemeluesi Josh Morrison shpreson të tregojë se ekziston një mbështetje e gjerë që provat e vaksinave të bëhen mbi njerëz, të cilët kanë potencialin të japin një vaksinë më efektive kundër koronavirusit dhe vaksinat e testuara mbi njerëz japin rezultat më shpejt sesa provat standarde.
Provat normale për vaksina kërkojnë shumë kohë. Një studim i tillë në teori mund të ishte shumë më i shpejtë: një grup shumë më i vogël i vullnetarëve do të injektohej me një vaksinë kandidate dhe më pas do të infektohej qëllimisht me virusin, për të gjykuar efikasitetin e imunizimit.
“Ne duam të rekrutojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur që duan ta bëjnë këtë” thotë Morrison, i cili është gjithashtu drejtori ekzekutiv i avokimit të dhurimit të organeve.
Morrison thotë se njerëzit që janë regjistruar për të qenë pjesë e këtij projekti kanë tendencën të jenë të rinj dhe të jetojnë në zona urbane, dhe janë shumë të motivuar për të bërë diçka konstruktive për të dhën kontributin e tyre në luftën kundër koronavirusit. “Shumë thonë se ata e dinë rrezikun që po ndërrmarin, por besojnë se përfitimet e përshpejtimit të vaksinave janë aq të jashtëzakonshme sa ia vlen për ta,” thotë ai.
Ideja po fiton gjithashtu një mbështetje politike. Këtë javë, 35 anëtarë të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga Bill Foster (Demokrat, Illinois) dhe Donna Shalala (Demokrat, Florida), thirrën drejtorin e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar që të konsiderojnë testimet njerëzore të vaksinave kundër koronavirusit.
Charlie Weller, drejtuese e programit të vaksinave në Wellcome, një fond i kërkimit biomjekësor në Londër, thotë se debati ka filluar mbi etikën dhe logjistikën e testimve njerëzore për një vaksinë kundër koronavirusit. Por ajo thotë se është e paqartë nëse një gjykim i tillë mund të shpejtojë zhvillimin e vaksinave. Studiuesit së pari duhet të përcaktojnë se si t’i ekspozojnë njerëzit ndaj virusit në një mënyrë sa më të sigurtë që të jetë e mundur, dhe të marrin në konsideratë sesi dhe nëse studime të tilla mund të bëhen në mënyrë etike. “Unë mendoj se ka mundësi,” shton Weller.