Enciklopedike

Qytetërime me teknologji të përparuar: ETIOPIA E LASHTE DHE IZRAELI

Screen Shot 2015-07-09 at 00.03.21

Nga disa tekste të lashtë si Bibla dhe libri etiopian Kebra Negast, ne kemi rrëfime për teknologjinë e lartë të Etiopisë së lashtë dhe Izraelit. Tempulli në Jeruzalem thuhet se është ngritur mbi tre blloqe gjigande prej guri ndërtimi të ngjashme me ato në Ba’albek, Liban. Sot, në këtë vend ekzistojnë Tempulli i Salomonit dhe Kubeja e Xhamisë së gurit, themelet e të cilit me sa duket arrijnë deri tek qytetërimi Osirian. Ashtu si shumë ndërtime të mëvonshme fenikase, ndërtimi i tempullit që mban Arkën e Ujdisë dhe tempujt në Etiopi janë të fundmit tempuj që janë ndërtuar prej guri megalitic. Tempulli i Madh, ndërtuar nga mbreti Salomon mbi rrënojat e tempullit të mëhershëm megalitic, ishte bërë për të mbajtur relikek antike të njohur si Arka e Marrëveshjes.

Arka e Marrëveshjes thuhet se ka qenë një kuti gjeneratori elektrik që strehonte shumë objekte të shenjtë, duke përfshirë një statujë ari nga kultura të mëparshme që është quajtur E shenjta e të shenjtave. Kjo kuti dhe statujë ari thuhet se janë hequr nga Dhoma e Mbretit në Piramidën e Madhe në Egjipt nga Moisiu, gjatë periudhës së Eksodit. Shumë studiues besojnë se Arka e Ujdisë, si edhe objekte të tjera të lashta, ishin në të vërtetë pajisje elektrike, disa prej të cilave adhuroheshin në tempuj si orakuj. Bibla tregon se si disa persona të paautorizuar do të preknin Arkën dhe do të elektrizoheshin në cast. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button