Enciklopedike

Qytetërimi Uigur në shkretëtirën e Gobit

Screen Shot 2015-07-05 at 22.55.07

Seria: Qytetërime me teknologji të përparuar

Thuhet se shumë qytete të lashtë kanë ekzistuar në kohën e Atlantidës dhe Ramasit, në qytetërimin e Uiger në shkretëtirën e Gobit. Megjithëse Gobi është tani një shkretëtirë, këto qytete ishin porte oqeanike. Edgar Cayce ka thënë dikur se në një qytet të humbur në shkretëtirën Gobi do të ishin zbuluar ashensorë, dhe ndonëse kjo nuk ka ndodhur ende, gjithësesi nuk është e përjashtueshme. Vimanat dhe pajisje të tjera të avancuara thuhet se kanë qenë në përdorim në zonë Uiger, dhe studiuesi i famshëm rus Nikolas Roerich thuhet të ketë parë një disk fluturues mbi Tibetin e veriut në vitin 1930. Ndoshta mjeti fluturues ishte një Vimana e lashtë që vjen nga një qytet ende aktiv, duke përdorur teknologji Uiger, që ekziston në pjesën veriore të Tibetit apo shkretëtirën Gobi. Eshtë thënë se Pleqësia e Lemurias, e njohur si Shkolla e Trembëdhjetë, zhvendosi selinë para se të ndodhte kataklizmi në pllajën e pabanuar të Azisë Qendrore që ne sot e quajmë Tibet. Këtu ata themeluan një bibliotekë dhe shkollë të njohur si Vëllazëria e Madhe e Bardhë.

Për shembull, filozofi i madh kinez Lao Tzu, i lindur në 604 pes, fliste shpesh për Zota të Lashtë dhe urtësinë e tyre të thellë. Ai shkroi librin e famshëm, Tao Te Ching, ndoshta libri më popullor i shkruar ndonjëherë në gjuhën kineze. Kur ai u largua përfundimisht nga Kina, aty nga fundi i një jete shumë të gjatë, udhëtoi në perëndim të tokës legjendare të Hsi Ëang Mu. Sipas kinezëve të lashtë, kjo ishte selia e Të Lashtëve. A mund të ketë qenë kjo Vëllazëria e Madhe e Bardhë apo Shkolla e Trembëdhjetë e Mu-ve?/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button